UBT

Mustafa: LDK-ja e fiton Prishtinën me duar në xhepa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, isa Mustafa, nuk i frikësohet Blerand Stavilecit dhe asnjë kandidati tjetër të PDK-së, për kryetar të Prishtinës. Ai thotë se LDK-ja fort e ka fituar Prishtinën.

“Jam shumë i sigurt që edhe nëse i shtim duart në xhepa deri në fund të vitit të ardhshëm dhe nuk punojmë asgjë, prapë do ta fitonim Prishtinën, sepse çdo gjë që e kemi punuar deri më tash e kemi bërë për interesin e qytetarëve”, kështu ka thënë kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, Isa Mustafa në një intervistë për Radio Dukagjinin.

I pyetur se kush do të jetë kandidati i LDK-së për Prishtinën, Mustafa ka thënë se do të zhvillojnë një sondazh në opinion “për ta parë se kush janë ata që opinioni i përkrah e jo ata që ia rrahin gjoksin vetes dhe mendojnë se vetëm ata janë dhe s’ka askush tjetër.

Uji Dea

“Prishtinës dhe komunave të tjera do t’u ofrojmë njerëz që kanë vizion, që kanë dije dhe që mund të krijojnë perspektivë të zhvillimit”, është shprehur Mustafa

Ndërsa, lidhur me atë se çfarë do të bëjë nëse në këtë sondazh del se populli e do atë për kandidat të Prishtinës, Mustafa ka theksuar se e gjitha varet edhe nga fati që do ta ketë marrëveshja Thaçi, Mustafa dhe Pacolli.

“Unë shpresoj që do të futemi në të njëjtën kohë në katër palë zgjedhje. E drejta ligjore në Kosovë ekziston për më shumë mandate, nuk është i kufizuar mandati i kryetarit të Komunës. Në vendet e tjera ka kryetar që kanë bërë 12 – 16 vjet që nganjëherë tregohet si praktik shumë e mirë”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.