Fundamenti

Mustafa: Kuvendi e bëri punën e mirë politikisht dhe profesionalisht

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Muatafa tha se edhe në këtë mandat, sikur edhe më parë, në qendër të trajtimit tonë ishte qytetari i ynë pa dallim nga prejardhja e tij qoftë ajo politike, etnike, fetare ose tjetër. Qartësia profesionale që erdhi nga drejtoritë dhe sektorët e komunës dhe sidomos qasja e duhur politike e jona në këtë kuvend duke i dhënë mundësi të veçantë debatit të hapur që ishte debat plotësisht parlamentar dhe tolerant na ka bërë të gjithëve që të krenohemi me punën tonë. Jemi shembull i veçantë në Kosovë dhe tashmë kjo është e njohur. Thënë ndryshe, ne këtu në Gjilan i kemi qëndruar besnikë betimit të dhënë në fillim të mandatit e që ishte zotimi për angazhim të mirë dhe krijim të kushteve për punë normale tha Mustafa.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa duke analizuar punën e Asamblesë Komunale dhe punën e këshilltarëve komunal për rajonipress e ka vlerësuar pozitivisht tërë angazhimin e mirë dhe profesional të të gjitha trupave të Kuvendit. “Kuvendi ka bërë një punë të mirë edhe politikisht edhe profesionalisht. Kjo punë e përbashkët dhe përkushtim i yni na ka bërë respekt secilit prej nesh veç e veç, u ka bërë respekt familjeve dhe organizimeve tona politike , por më së shumti u ka bërë respekt qytetarëve të komunës – pra, komunës tonë të mirë e të bukur” tha Mustafa.

Mustafa thotë se me angazhimin e këshilltarëve komunal që të nisim procese, të analizojmë e debatojmë për këto procese në trupat e kuvendit dhe në këtë kuvend e sidomos me angazhimin që vendimet e kuvendit të jenë sa më të qëndrueshme dhe plotësisht në dobi të qytetarëve të komunës, kemi dëshmuar se jemi shoqëri e cila është pjekur në një masë të mirë dhe është e gatshme që të sfidohet me punë e me vendime edhe më të mëdha e më të rëndësishme politike e zhvillimore për komunën.

Muatafa tha se edhe në këtë mandat, sikur edhe më parë, në qendër të trajtimit tonë ishte qytetari i ynë pa dallim nga prejardhja e tij qoftë ajo politike, etnike, fetare ose tjetër.“Qartësia profesionale që erdhi nga drejtoritë dhe sektorët e komunës dhe sidomos qasja e duhur politike e jona në këtë kuvend duke i dhënë mundësi të veçantë debatit të hapur që ishte debat plotësisht parlamentar dhe tolerant na ka bërë të gjithëve që të krenohemi me punën tonë. Jemi shembull i veçantë në Kosovë dhe tashmë kjo është e njohur. Thënë ndryshe, ne këtu në Gjilan i kemi qëndruar besnikë betimit të dhënë në fillim të mandatit e që ishte zotimi për angazhim të mirë dhe krijim të kushteve për punë normale”.

ARKATANA

Mustafa mendon se Asambleja Komunale e ka përmbyllur me sukses misionin dhe punën e tij.“Jam i bindur se ky mision është përmbyllur plotësisht me sukses dhe për këtë sukses duhet falënderuar subjektet tuaja politike. Nuk ka munguar as angazhimi im dhe i drejtorëve, menaxherëve dhe të gjithë të punësuarve që t’i japim hov zhvillimit të shpejtë të komunës në të tri fushat e qeverisjes pra, edhe ne administratë , edhe në arsim e shëndetësi ka dhënë rezultate të dukshme e të veçanta”.

Sipas kreut të komunës pjesë dhe kontribut i këtij procesi është e tërë shoqëria e komunës. “Patjetër dhe sinqerisht i falënderojë për kontributin e madh që dhanë të gjithë ata që e përkrahën komunën edhe gjatë këtij mandati e ata janë Qeveria e Kosovës dhe donatorët e shumtë që komuna i pati dhe i ka e që janë qeveritë e vendeve evropiane, të SHBA dhe botës”.

Mustafa tha se krejt kjo nuk do të shkonte më së miri po të mos ishin të gjithë akterët e tjerë të shoqërisë së komunës të cilët e ndihmuan shumë qeverisjen tonë dhe punën e KK.“Policia e Kosovës e cila bashkë me KFOR – in amerikan bëri të gjitha angazhimet për të krijuar ambient të sigurt për punë dhe komunikim normal ndërnjerëzor, ndërpolitik, ndëretnik e ndërfetar. Falënderojmë angazhimet e shoqërisë civile e cila i dha një kontribut të mirë zhvillimit të komunës dhe të këtij kuvendi, qoftë me projekte të veçanta sektoriale për zhvillim, qoftë me monitorimin e punës tonë në qeverisjen, por edhe të punës së kuvendit”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.