ARKATANA

Mustafa, kushte AAK-së

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

LDK-ja pranon koalicion me AAK-në nëse kjo e fundit nuk shikon mundësi të tjera dhe pranon që në zgjedhje të hyjë nën firmën LDK. Kurse, sa i përket LDD-së, ajo ende i ka dyert e hapura që të kthehet në shtëpinë e vet.

Kështu është shprehur të hënën kreu i LDK-së, Isa Mustafa i pyetur për mundësitë e koalicionit me këto parti.

Mustafa ka thënë se nuk janë vonuar për ndonjë përgjigje ndaj LDD-së, por që megjithatë ofertën shumë të mirë për këtë parti, ata kanë zgjedhur të shkojnë në AAK.

“Në të vërtetë nuk jemi thyer me asnjërën, LDD-ja e kemi pa se ka shku të bëjnë një marrëveshje me AAK-në është çështje e vlerësimit të tyre, tash kemi po ashtu dukuri që degët e LDD-së po dëshirojnë t’i bashkëngjiten LDK-së dhe ne kemi mbetur të hapur jo që ne dëshirojmë ta dëmtojmë LDD-së, por kemi thënë që jemi të hapur që ata të kthehen në shtëpitë e tyre dhe kemi iniciativë të tillë… Ne nuk jemi vonuar në përgjigje, ne u kemi ofruar atë që në pikëpamje të rezultateve nuk e ka pasur LDD-ja, të theksojë që edhe jashtë pëlqimit tim të fortë, anëtarët tonë që kanë marrë pjesë në ato biseda ju kanë ofruar rreth 15 vende në listën tonë zgjedhore LDD-së, që ka qenë shumë më shumë se që ata kanë pasur”, ka thënë ai.

Kur ka folur për AAK-në, Mustafa ka thënë se ka mundësi që të bashkëpunojnë por vetëm nëse shohin që ka mundësi të bashkë qeverisin për të mirën e vendit, ndryshe thotë se nuk do ta bënë ndonjë koalicion që më vonë do kishte gjasa për prishje të tij.

“Edhe me AAK-në do të bisedojmë por atëherë kur të shohim vendosmërinë e tyre që ata të bashkëpunojnë me ne, por nëse nuk ka vendosmëri dhe në të njëjtën kohë ata bëjnë negociata edhe diku tjetër atëherë ne do të jemi shumë të qartë, në zgjedhje ne shkojmë si LDK dhe të gjithë ata që hyjnë në zgjedhje me ne do të hyjnë në firmën e LDK-së”, ka thënë ai.

Mustafa ndër të tjera është shprehur i bindur se partia e tij do të fitojë duke thënë se kanë besimin e elektoratit.

Mustafa po angazhohet për koalicion me komunitete

Reformat zgjedhore dhe mundësitë e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhme ishin temë e një takimi mes Isa Mustafës së LDK-së dhe përfaqësuesve politikë të komunitetit boshnjak.

UBT

Gjatë këtij takimi u tha se që disa kohë tentojnë të përafrojnë qëndrimet e tyre por megjithëse nuk përjashtuan mundësinë e koalicion parazgjedhorë, thanë se kjo varet nga boshnjakët ngase ata kanë vendet e rezervuara dhe mund të shkojnë në zgjedhje edhe si të vetëm pa asnjë dyshim.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se është biseduar edhe më herët për mundësitë e bashkëpunimit dhe se këto takime janë me qëllimin që të përafrohen qëndrimet e të dyja palëve sa i përket shumë çështjeve.

Ai ka thënë se ka kohë deri në dy palët e zgjedhjeve por sipas tij, komunitetet mund të zgjedhin koalicione në balotazhe ngase dihet se ata kanë vende të garantuara.

Mustafa nuk ka përjashtuar mundësinë për një marrëveshje para zgjedhore.

“Sigurisht që mundësia ekziston…ne me këta bëjmë marrëveshje si atyre u përgjigjet, nëse dojn që në raundin e parë të shkojnë veç, shkojnë ashtu, por nëse të tjerët duan atëherë shkojmë në firmën e LDK-së”, ka thënë ai.

Por edhe i menjëhershëm ka qenë, Sadik Idriz kryetar i Partisë Demokratike – Vakat duke thënë se nuk bëjnë koalicion me partisë shqiptarë në raundin e parë ngase kanë vende të rezervuara, por ka mundësi që këtë ta bëjnë në raundin e dytë.

“Ne si parti nuk shkojmë në raundin e parë, ne shkojmë si parti veç, ne nuk bëjmë koalicione parazgjedhore me parti shqiptare se ne kemi vende të rezervuara për boshnjakët, ne bisedojmë për bashkëpunim në balotazh, pas raundit të parë të zgjedhjeve, se ne për në zgjedhje hyjmë vet ose me koalicion me komunitetet”, ka thënë ai.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth një orë. /Kosovapress/