ARKATANA

Mustafa: Kufiri nuk përcaktohet me pozicionime politike e gaz lotsjellës

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka folur për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell.

Ai ka shtuar se gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën, transmeton Telegrafi.

Mustafa ka shkruar se po presim rezultatet edhe të një komisioni të themeluar nga Qeveria për të vërtetuar se sa është territori i Republikës së Kosovës, përkatësisht se a ka ndryshim të territorit pas gushtit të vitit 2015, kur është nënshkruar Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Postimi i plotë i Mustafës në facebook:

“Të nderuar qytetarë, Problemet e vendit nuk zgjidhen duke u pozicionuar në istikame politike. As duke ndjellë gaz lotsjellës në Kuvend.

Është mirë të mendojmë thellë e arsyeshëm, të vejmë në shërbim logjikën shtetërore para se të japim deklarata.

FIDANISHTJA

Qeveria dhe institucionet e shtetit kanë bërë përpjekje që në të gjitha kundërshtimet e opozitës për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të bëjë edhe një hap për të ofruar argumente se Kosova nuk po humb territor. Nga Presidentja Jahjaga është themeluar Komisioni Ndërkombëtar i cili ka përfunduar se kufijtë me Malin e Zi janë ata që kanë qenë edhe më parë, se nuk ka ndryshim të vijës kufitare. Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, pasi ka analizuar gjendjen, ka deklaruar se kufijtë janë në suaza të atyre që është njohur pavarësia e Republikës së Kosovës.

Në të gjitha rastet qytetarët e Kosovës u kanë besuar SHBA-ve; ato na u gjetën në momentet më të vështira kur ishte rreziku të zhbëhet populli ynë; shtrohet pyetja pse sot dikush të mos u besoj?! Tani po presim rezultatet edhe të një komisioni të themeluar nga Qeveria për të vërtetuar se sa është territori i Republikës së Kosovës, përkatësisht se a ka ndryshim të territorit pas gushtit të vitit 2015, kur është nënshkruar Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë, të të gjithë vendit. Me shënimin e vijës kufitare nuk do të lejohet të humb askush tokë por as nuk do ti epet askujt tokë, të cilën nuk e ka administruar Kosova në kohën kur ka shpallur pavarësinë. Është Deklarata e Pavarësisë ajo që rregullon territorin që përkufizon Kosovën.

Si pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, të gjithë ne, kemi përgjegjësi për shtetin tonë, për qytetarët e Kosovës. Kemi përgjegjësi edhe për interesat strategjike të vendit, që ndërlidhen me integrimet euroatlantike. Nuk ka asnjë arsye, që kur është interesi i vendit, të mos jemi unik dhe të ndërgjegjshëm.

Zgjidhja më e keqe dhe më e dëmshme është t’i mbajmë qytetarët e izoluar. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë kauzë politike. Nuk besoj se as qytetarët e Rugovës të cilëve, sikurse edhe tërë Kosovës, u janë bërë padrejtësi historike se e dëshirojnë këtë izolim. im” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.