Eko Higjiena

Mustafa: Kufiri është caktuar duke respektuar plotësisht ligjin dhe procedurat teknike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se Qeveria që ai udhëheq ka arsye të mburret pasi edhe Komisioni ndërkombëtar konstatoi se kufiri është caktuar duke respektuar plotësisht ligjin dhe procedurat teknike.

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës emëroi anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, dhe ky organ u bë funksional.

Kishin mbetur edhe tetë rekomandime në fushëveprim të institucioneve të drejtësisë, Këshillit Gjyqësor dhe gjykatave, Prokurorisë së Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Ministrisë së Administratës Publike të cilat përmbushën detyrat e tyre. Me përkushtim të plotë ia arritën që qytetarëve të Kosovës përfundimisht t’ua krijojnë mundësinë që të udhëtojnë pa viza.

Fundamenti

Edhe Komisioni ndërkombëtar për vlerësimin e shënimit të vijës kufitare sot konstatoi se kufiri është caktuar duke respektuar plotësisht ligjin dhe procedurat teknike.

Qeveria ka arsye të mburret me punën e kryer, kurse mbetet në vullnetin politik të BE-së të rekomandojë liberalizimin e vizave për vendin tonë.

Si Kryeministër i vendit, shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë për përgjegjësinë e treguar dhe punën e kryer. IM”, ka shkruar ai në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.