Eko Higjiena

Mustafa: Krenohem për punët e mira që i kam bërë për Gjilanin

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa udhëhoqi gati dy mandate me Gjilanin. Për rajonipress ai flet për shkaktarët e humbjes së tij dhe të PDK-së, për pozicionin e tij tani e tutje në PDK, për raportet me Hashim Thaçin, për borxhet e mbetura në Komunën e Gjilanit dhe për porosinë që ka për Lutfi Hazirin.

Qemajl Mustafa ende nuk ka folur pas balotazhit për shkaqet e humbjes së tij ndaj rivalit të tij Lutfi Haziri.

Mustafa për rajonipress ka folur për të gjitha zhvillimet qoftë në PDK, por edhe brenda institucionit që e ka drejtuar për më shumë se 6 vite.

Thotë se është krenar që ka drejtuar një qytet siç është Gjilani dhe ndihet krenar e ballëhapur që ka arritur të realizojë projekte madhore për qytetin, raporton rajonipress.

Për rajonipress , Mustafa ka shpalosur edhe pikat kryesore qe e sollën humbjen e PDK-së. “Janë disa faktor apo shkaktarë që ne humbëm. Megjithatë si faktor kryesor që ne nuk u votuam mbetet gjendja e rëndë ekonomike e sociale e mbi të gjitha situata e rëndë nëpër familjet tona”.

Si çështje të dytë Mustafa përmend mungesën e investimeve të skajshme në Gjilan si dhe zvarritja e shumë projekteve. Si dhe komunikimi i dobët-fjetja e PDK-së në Gjilan në relacion me qytetarin, familjen e lagjen.

Hidromorava

Ndërkaq duke folur rreth borxheve që do t`i mbeten Lutfi Hazirit , Mustafa tha se po e pret për ta bërë prerjen e borxheve , por megjithatë maksimalisht mund të mbeten 1.5 milion euro borxhe. “Nuk është shumë e madhe dhe realisht janë borxhe institucionale sepse edhe unë i kam trashëguar mbi 500 mijë euro nga ish kryetari Xhemajl Hyseni”.

Ndërkaq rreth pozicionit të tij në PDK , Mustafa tha se do të bëjnë një analizë të ftohtë në PDK dhe kjo analizë do të bëhet shpejt.”Nga kjo analizë do të rekomandojmë se si do të duhej me u sjellë PDK-ja me vetveten në të ardhmen në nivelin lokal. Një është e sigurt se perceptimi i PDK-së për zhvillimet është larg përceptimit që po mendon qytetari-publiku. PDK do të duhej të balancohej me publikun. Unë mendoj se PDK duhet ta bëjë një plan të saktë, e praktikë të veprimit”.

Mustafa tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga PDK-ja.”Do të jem pjesë e PDK-së, nëse ajo shkon në rrugë të mirë, por nuk do jem pjesë e dështimeve të mëtejme të PDK-së, nëse ajo nuk e ndryshon vetveten” tha Mustafa.

Ndërkaq rreth raporteve me Hashim Thaçin thotë se ato janë të ralaksuara, sidomos nga koha kur ai e ka kuptuar se unë e kam bërë punën mirë, përkundër pengesave të shumta që kam pasur.

Mustafa ndërkaq thotë se ndihet krenar për punën e mirë që ka bërë për Gjilanin.”Krenohem me përkushtimin tim dhe të stafit tim i cili jam i sigurt se do të mbahet mend për ndërtimin e demokracisë në Gjilan, të ngritjes së institucionit të komunës dhe të zhvillimit infrastrukturorë që ishte më i mirë se kurdoherë. Prej projekteve të mëdha do të veçoja shkollat e shumta, rrugët, lumin Mirusha dhe ndërtimin e bibliotekës”.

Mustafa në fund ka edhe një porosi për Lutfi Hazirin.”Pos urimit që ia kam bërë me kohë e kam një porosi për Lutën. Të shtrëngohet fort sepse nuk e ka lehtë ta mbajë standardin e ndërtuar nga PDK- AKR. Hazirin e presin detyra shumë të mëdha të cilat ne i kemi projektuar dhe miratuar përmes strategjisë zhvillimore në Kuvendin Komunal” tha Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: