UBT

Mustafa: Kravaricës ua thashë të vërtetën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa edhe pse nuk ka dashur të komentojë deklaratat e përfaqësuesve të këtij fshati thotë se rruga për Kravaricë është nisur për me u krye, por Qeveria nuk ka dhënë fonde. U kam thënë se keni të drejtë të mos na votoni.

Banorët e Kravaricës janë të vendosur në kërkesën e tyre për asfaltimin e rrugës, por siç thotë Xhemajl Zeneli qeverisja lokale na ka diskriminuar dhe na ka mashtruar, duke penguar zhvillimin e një jete normale me infrastrukturë më të mirë rrugore. “Kjo mungesë investimi në fshat, po ndikon që edhe të rritet shpërngulja e banorëve dhe shtëpive për në qytet. Numri i familjeve që po e lënë Kravaricën është jashtëzakonisht i lartë dhe mungesa e kushteve themelore në infrastrukturë dhe investime të tjera, thuajse është mjaft vendimtare në vendimin e banorëve për t’u larguar nga fshati “ka thënë Xhemajl Zeneli.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa edhe pse nuk ka dashur të komentojë deklaratat e banorëve të fshatit Kravaricë për rrugën e premtuar megjithatë bëhet korrekt dhe thotë se ajo rrugë është nisur për tu finalizuar.”Unë projektet e mëdha i kam nisur me miratimin e njerëzve të Qeverisë, por ata nuk dhanë fonde dhe rruga ka mbetur pa u krye. Tani banorët po bëjnë presion dhe më kanë thënë që nuk do të japim vota më” sqaron Mustafa për rajonipress.

Uji Dea

Mustafa tha se asnjëherë nuk është shmangur nga realiteti dhe me kohë ka njoftuar për mungesë të investimeve nga ana e Qeverisë. “Pasi e kam parë nervozizmin e banorëve u kamë thënë se ju keni të drejtë dhe mos na votoni” u shpreh Mustafa.

Mustafa thotë se presionet dhe kërkesat e banorëve janë reale , por ato nuk është mirë të keqpërdoren nga subjektet politike. “Unë gjithmonë jam angazhuar dhe u kam dhënë prioritet kërkesave të lagjeve të mëdha dhe fshatrave me nevoja urgjente. Buxheti edhe komunal, por sidomos mungesa e thithjes së investimeve nga niveli qendror na kanë dëmtuar shumë në realizimin e programit dhe konceptit tonë” u shpreh Mustafa. /rajonipress/