UBT

Mustafa konfirmon kundërshtimin e LDK-së për vendet e rezervuara

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se në takimin e mbajtur ditë më parë në Ambasadën gjermane për reformën zgjedhore, nuk është marrë ndonjë vendim konkret, kurse përsëriti qëndrimin e LDK-së se është kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Këto komente i pari i LDK-së i bëri sot në Vushtrri, pas një aktiviteti të shënuar në 24 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në këtë qytet.

Lideri i LDK-sw tha se në takimin e organizuar nga ambasadori gjerman, nuk ka pas ndonjë vendim dhe se është i habitur me informata që janë plasur në opinion në lidhje me atë takim.

Mobi Casa

“Ne jemi takuar me iniciativën e ambasadorit gjerman, që të bisedojmë dhe t’i sqarojmë edhe njëherë qëndrimet tona sa i përket vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Në i kemi prezantuar qëndrimet tona dhe qëndrimi i LDK-së ka qenë që ne nuk pajtohemi që tani të ndryshohet Kushtetuta në asnjë aspekt, e as sa i përket vendeve të rezervuara. Ne insistojmë që reforma të vazhdoj, por vetëm në suaza të asaj që Kushtetuta lejon dhe assesi të futemi në një proces të ndryshimeve kushtetuese, si proces të reformës zgjedhore”, tha Mustafa, raporton “Veriu.info”.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare tha se është arritur një pajtueshmëri që punën që e ka bërë Komisioni, t’i procedohet Kuvendit të Kosovës.

“Ne bashkërisht kemi parapëlqyer që koha kur do të shkojmë në zgjedhje të jetë qershori, sepse konsiderojmë që është një periudhë mjaftë e mirë dhe që edhe në të ardhmen në këtë pjesë të vitit gjithmonë t’i kemi zgjedhjet, e jo në vjeshtën e vonë, sepse atëherë po futemi në mot të keq dhe po ka probleme”, deklaroi Mustafa, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk po ngul këmbë sa i përket vendeve të rezervuara, por sipas tij, ajo vetëm po angazhohet që vendet e rezervuara të zgjasin edhe një mandat.