FITORJA

Mustafa: Kohët po ndryshojnë, Kosova nuk do të konsiderohet e varfër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur optimist lidhur me zhvillimin e vendit në qeverisjen e tij. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se së shpejti, Kosova nuk do të konsiderohet as vend i varfër.

“Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë”, ka shkruar Mustafa, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:

“Kohët po ndryshojnë.

Uji Dea

Jo moti, identitetin tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër e të papunë.

Sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë.

Institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër.

Një cilësim më pak në fjalorin tonë politik; një argument më shumë për pozitivizëm”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.