Mobi Casa

Mustafa: Koalicioni PDK – AKR stabil dhe i fuqishëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë se koalicioni PDK- AKR është treguar një partner shembullor për këto gjashtë vite me radhë. I kemi dhënë kontribut dhe frymëmarrje shoqërisë së komunës dhe nuk ka asnjë arsyeje që kjo të mos jetë kështu deri në fund të këtij mandati. Edhe Omer Daku tha se koalicioni AKR – PDK është treguar funksionalisht i qëndrueshëm dhe stabil.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa nuk e ka ndryshuar mendjen e as bindjen për asnjë moment për koalicionin PDK – AKR.”Koalicioni me AKR është tejet stabil dhe po punojmë normalisht. Është një koalicion stabil dhe i fuqishëm dhe kështu do të jetë deri në fund” tha Mustafa.

Mustafa thotë se një komunikim intern i punës me drejtorin e administratës është keqkuptuar nga drejtori Dubova dhe pastaj është transmetuar në mënyrë jo të saktë në mediet lokale.”Unë nuk i kam kërkuar dorëheqje Dubovës dhe ai gjithashtu nuk ka dhënë dorëheqje sepse nuk ekziston shkak dhe arsyeje për këtë. Dubova ka qenë për momentin i pakënaqur me mënyrën (siç thotë ai), të një emërimi të menaxherit të QSHQ dhe sidomos me kthimin në punë të shefit të gjendjes civile nga gjykata themelore”.

Mustafa tha se ka biseduar me Dubovën dhe me Omer Dakun dhe tashmë çdo gjë është sqaruar deri ne fund.”Po vazhdojmë normalisht me punë dhe e kam thënë publikisht që Dubova ka punuar mirë për këto tre vite rresht dhe për mua mbetet drejtor i mirë dhe i angazhuar” tha ai.

RCCOLA

Mustafa tha se këtë vlerësim e ka për krejt spektrin e AKR-së . “E them me përgjegjësi që jemi partner shembullor qe gjashtë vite me radhë. I kemi dhënë kontribut dhe frymëmarrje shoqërisë së komunës dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të mos jetë kështu deri në fund të këtij mandati” tha Mustafa.

Edhe Omer Daku nënkryetar i komunës dhe kryetar i AKR-së dhe njëri nga kandidatët më serioz për tu rizgjedhur në këtë pozitë tha për rajonipress se AKR-ja është e kënaqur me punën që kanë bërë kuadrot e saja dhe me raportet e mira që kanë me Qemajl Mustafën.”Ne po punojmë bashkërisht për të mirën e qytetarëve dhe Gjilanit. Jemi fokusuar që të rrisim edhe më shumë kapacitetet tona të punës dhe tu ofrojmë qytetarëve shërbime edhe më të mira” tha Daku.

Daku tha se kuadrot e AKR-së janë trajtuar drejtë dhe ndershmërisht nga ana e Qemajl Mustafës i cili gjithherë ka dhënë mendime pozitive për punën tonë dhe ne nuk kemi asnjë arsye të mos e vazhdojmë këtë koalicion me PDK i cili është treguar funksionalisht i qëndrueshëm dhe stabil tha Daku./rajonipress/