Fundamenti

Mustafa: Koalicioni LDK-PDK ishte i domosdoshëm

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke folur për vitin e parë të qeverisjes së tij, vit ky që është karakterizuar me shumë protesta tha se nuk e kishte menduar më parë se kur ai të bëhej kryeministër, do të kundërshtohej kaq shumë me demonstrata.Sipas tij, nëse kjo situatë vazhdon, Kosova do të dëmtohet.

“Kemi punuar mjaft shumë rreth dialogut dhe kemi ardhur në një situatë ku u desh ta kurorëzojmë atë situatë me marrëveshje. Për fat të keq jemi ballafaquar qysh në fillim me protesta lidhur me rastin Jabllanoviq, edhe përkundër kësaj ne kemi filluar të punojmë me agjendën tonë. Nuk kam besuar që posti im të fillojë me protesta, sepse unë gjithmonë kam besuar në një tolerancë politike me të cilin ne e kemi demonstruar në këto 15 vite. Nëse vazhdon kështu mund të na dëmtoj edhe më tutje”, tha kryeministri, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Mustafa u shpreh se kishte në plan që të punonte shumë për ekonominë e vendit. Ai tha se koalicioni i partisë së tij, LDK-së, me Partinë Demokratike të Kosovës ishte i domosdoshëm dhe e kishte përkrahjen ndërkombëtare.

“Kemi punuar mjaft shumë kemi tentuar të sqarojmë se çfarë do të bëjmë në fushën e ekonomisë, e çfarë në fusha të tjera. Para se ta formonim qeverinë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është dhënë një mundësi e kushtetuesja ka thënë se ajo parti që ka dalë e para të formojë qeverinë. Objektivisht nuk kemi mundur të shkojmë më tutje, e ka qenë edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar që duhet të formohet një koalicion i qëndrueshëm”, deklaroi Mustafa.

Mustafa i bindur se Thaçi do të bëhet President

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke folur për marrëveshjen për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës tha se ky koalicion qeverisës është shumë stabil, mirëpo sipas tij nuk ka nevojë për idealizime. Ai është i sigurt se Thaçi do të zgjedhet president i vendit.
Kryeministri thotë se nuk ka pasur mosmarrëveshje në mes dy partnerëve të qeverisjes dhe se vendimet e rëndësishme i marrin bashkërisht.

Uji Dea

“Koalicioni vërtetë ka qenë stabil, dhe kemi pasur një veprim interaktiv në punë një kohezion të domosdoshëm. Nuk mund t’i idealizojmë gjërat e të themi që çdo gjë po shkon për mrekulli, nuk kemi pasur asnjë problem apo mosmarrëveshje të brendshme për gjëra që kanë qenë me rëndësi jemi ulur dhe kemi diskutuar dhe mendoj që edhe kjo do të vazhdoj”, u shpreh Kryeministri në në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Si kusht i marrëveshjes së koalicionit, kur këto dy parti u bënë bashkë, ishte zgjedhja e kryetatarit të PDK-së për President të vendit, dhe tani Mustafa është i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë, sapo mandati i Presidentes Atifete Jahjaga, të përfundojë.

“Marrëveshja nuk është bërë vetëm ndërmjet meje e Thaçit, unë e kam njoftuar edhe kryesinë e lLDK-së edhe sigurisht edhe Thaçi me të PDK-së, e çdo gjë është bërë është bërë me pajtueshmërinë e kryesive. Këtu kemi të bëjmë me vendimet e forumeve politike e jam i bindur që zotimet që i kemi bërë me marrëveshje do t’i zotojmë”.

“Jam i bindur që Thaçi do të bëhet president. E jam i bindur se të qenit president Thaçi do i kontibuojë vendit”, u deklarua Isa Mustafa, kryeministri i vendit.

I pari i ekzekutivit, u deklarua se kabineti i tij qeveritar s’është i korruptuar dhe se në momentin që një gjë e tillë ndodhë, ai është i gatshëm të marrë masa.

“Qeveria nuk ka pasur asnjë rast korruptimimi gjatë këtij viti. Asnjë ministri, asnjë ministër apo zëvendësministër nuk është korruptuar dhe mbaj qëndrimin në çdo moment që nëse do të kemi raste të tilla do të marrim masa”, u shpreh Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.