UBT

Mustafa kërkon angazhim e përkushtim më të madh nga drejtorët

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari Mustafa fillimisht ka kërkuar një përkushtim më të madh në punë, edhe pse shumica e zyrtareve janë duke e bërë një gjë të tillë për çdo ditë pune, por ende ka mundësi të një intensifikimi në punë nga të gjithë bashkërisht.

Kryetari fillimisht ka kërkuar një përkushtim më të madh në punë, edhe pse shumica e zyrtareve janë duke e bërë një gjë të tillë për çdo ditë pune, por ende ka mundësi të një intensifikimi në punë nga të gjithë bashkërisht.

Ai tha se secili duhet ta shikoj punën e tij, komunën e tij, aktivitetin e tij, sikur të jetë shtëpia, oborri… i tij, sepse vetëm kështu mund të arrijmë rezultate të prekshme në punë. Edhe sa i përket të hyrave vetanake dhe realizimit të planifikimit vjetor, kryetari Mustafa tha se ai planifikim deri në muajin qershor duhet të jetë rreth 100% i realizuar në raport me planifikimin.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nuhi Nuhiu tha se trendi i të hyrave vetanake, e posaçërisht nga tatimi në pronë është në rritje. Faturat e tatimit në pronë siç ka thënë ai janë shpërndarë të gjitha që janë mbi 26 mijë të tilla, ndërsa kemi vetëm 260 ankesa të cilat janë kryesisht për arsyen e rritjes së tatimit.

Ai bëri të ditur se ka disa reaksione të disa zyrtarëve lidhur me hapin që ka marrë komuna për bllokimin e llogarive bankare nëse obligimet ndaj tatimit në pronë nuk kryhen, mirëpo edhe kjo do të tejkalohet.

Ndërsa Bahrije Mahmuti, drejtoreshë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, informoi këshillin lidhur me planifikimin që është duke u bërë në hapësirën e komunës dhe me hapat që do të ketë në vazhdim kjo drejtori. Në aspektin e inkasimit, sipas saj për këtë vit gjendja është më e mirë, por problem ende mbeten borxhet e bartura nga një vit në tjetrin. Deri më tani së bashku me inspeksionin janë evidentuar 27 ndërtime problematike, të cilat nuk janë në rregull me dokumentacion. Poashtu ajo informoi edhe për auditimin e kryer, ndërsa falë implementimit të rekomandimeve nga viti i kaluar këtë vit jemi shumë më mirë se sa vitet tjera paraprake, ka thënë ndër të tjera ajo.

Në sektorin e Prokurimit Publik, Hamdi Ismajli ka informuar me punët që janë duke u bërë këtyre ditëve në sektorin e prokurimit, si në ofertat për zërim, mirëmbajtje verore, blerje të veturave, sigurim të ujit të pijes për shkollën e Bujqësisë, blerjen e veturave e kështu me radhë. Ndërsa lidhur me problemet që herë pas here po u bënë OSHP-ja, ai tha se kjo është një problem jo në raport me ligjin, por ndoshta më tepër ka të bëjë me problemet që kanë disa njerëz në OSHP.

Gani Neziri që e udhëheq sektorin e Kadastrës në Gjilan, tha se në aspektin e organizimit kadastra e Gjilanit është e radhitur tek të parat ose thënë më mirë menjëherë pas Komunës me të madhe Prishtinës. Ai kërkoi që gjatë kalimit në objektin e kadastrës kjo të bëhet sa më shpejt në mënyrë që mos të kemi vonesa në dhënien e shërbimeve për qytetarë, në kohën kur kërkesat janë më të shtuara dhe gjithnjë ka mundësi të rritjes së tyre, për shkak se edhe numri i bashkatdhetarëve që vinë tani në Kosovë është më i madh.

Në Shërbimet Publike, drejtori Behar Mehmeti, ka spikatur disa sfida që kanë këtyre ditëve, si ajo për mirëmbajtjen verore, semaforët, etj, të cilat nuk e kanë zbehur aspak punën e drejtorisë, por që vështirësojnë gjithsesi atë. Javën që kemi lënë pas ai tha se kanë përcjell prezantimin e projektit të rrugës “Adem Jashari” i cili është bërë në vija të trasha dhe që mban vetëm elementet kryesore, por që ngadalë do të kompletohet i tëri. Gjithashtu Mehmeti informoi se i kanë të definuar edhe vijat e shfrytëzimit të hapësirës publike në qytet. Ndërsa kryetari Mustafa kërkoi që në ditët në vijim ta bëjnë edhe pastrimin e udhëkryqeve, rrethrrotullimeve dhe hyrjeve të qytetit nga pluhuri, dhe zhavorr i mbledhur nëpër këto vende prej kohësh.

Fundamenti

Ndërsa Bujar Nevzati, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka informuar se procesi është duke shkuar mjaft mirë nëpër shkollat tona, me mundësinë e përmirësimit në ndonjë shkollë, ku problemet edhe ashtu janë shumë të vogla.

Brengë e tij ishte se ndërtimi i shkollave të nisura po shkon ngadalë, ndërsa nevoja e drejtorisë është që ato të përmbyllen sa më shpejt në mënyrë që kushtet për shkollim të nxënësve të jenë më të mira. Nevzati informoi këshillin për inaugurimin e shkollës së Bujqësisë që pritet të bëhet muajin e ardhshëm, ku do të marrë pjesë edhe zyrtar të lart nga Luksemburgu.

Ndërsa sa i përket testit të maturës kur edhe është koha e testimit të nxënësve, drejtori njoftoi se përgatitjet kanë filluar më herët dhe në kohën e testimit do të jemi të gatshëm për realizimin e këtij procesi si drejtori. Një vonesë shihet në emërtimin e shkollave të cilin është e preferueshme ta bëjmë në fillimin e vitit shkollor. Kryetari i Komunës e informoi drejtorin se një pjesë të mjeteve e kanë ndarë për rregullimin e terreneve sportive për shkollat të cilat kanë probleme në këtë drejtim dhe gjatë këtij viti do të rregullohen 6 sosh, në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Gjilanit.

Në aspektin e zhvillimit ekonomik, Riad Rashiti, ka folur për regjistrimin e bizneseve të reja, përgatitjen e broshurës profesionale për investitor, e aktivitete të tjera.

Në resorin e Bujqësisë, drejtori Nazmi Rapuca, tha se është duke u përgatitur Plani për Prezantimin e aktiviteteve të agro-kulturës në përgjithësi, të mirat që vijnë nga kjo fushë, në mënyrë që nxënësve të klasave të nënta t’ua bëjmë sa më tërheqëse agronomin, që pastaj vet ata të përcaktohen edhe në këtë fushë që është konstatuar se është perspektivë e Komunës së Gjilanit.

Blerton Ajeti nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se aktiviteti i kësaj drejtorie për këtë tremujor është larg më i vëllimshëm se sa i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Insmet Hajdini, drejtor i Inspeksionit, ka thënë se inspeksioni është në nivel të detyrës, madje edhe duke kujdestaruar 24 orë dhe në këtë kohë janë të shtuara inspektimet në secilën lagje, për arsye të sezonit.

Në shëndetësi, sipas Drejtorit të saj Xhemajl Salihu, tha se problem edhe më tutje mbetet furnizimi me barna nga lista esenciale. Ndërsa kërkoi që të shikohet mundësia e ndarjes së një hapësire publike për ndërtim të shtëpive për raste sociale./rajonipress/