Fundamenti

Mustafa: Kauza e rrejshme politike, po na lë pa liberalizim të vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar që të mos politizohet dhe të mos krijohet edhe një kauzë politike me rastin tragjik, duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit. “Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”, ka thënë ai.

“Ajo që të gjithë neve na nevojitet, është ballafaqimi me të vërtetën. E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Më tej Mustafa ka thënë se “Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës”.

FIDANISHTJA

“Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!”

“Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre”, tha Mustafa.

“Atyre që u ngutet mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.