ARKATANA

Mustafa ka pritur një grup të motoristëve gjilanas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa së bashku me nënkryetarin, drejtorin e Kulturës dhe zyrtar të tjerë ka pritur sot një grup të motoristëve gjilanas, të cilët e kanë njoftuar kryetarin për Turneun Ndërkombëtar të parin e këtij lloji që do ta organizojnë me 12 tetor 2013, e që pjesëmarrës në këtë sport do të jenë mbi 50 sportist nga Kosova një numër i përafërt edhe nga Zvicra dhe sportist të tjerë nga rajoni dhe shtetet tjera Evropiane.

Me këtë rast Mustafa tha se organizimi është një hap shumë i mirë pasi ka karakter ndërkombëtar. “Mbi të gjitha sporti dhe organizimet sportive nga të gjitha fushat janë shumë të mirëseardhura për Komunën e Gjilanit. Si Komunë ne kemi krijuar kushte, edhe pse ato nuk janë më të mirat, ne këtë e dimë sepse ende jemi larg shteteve ku kemi synimin të shkojmë, por kemi zhvilluar bashkërisht sportin në fusha të ndryshme aq sa kemi pasur mundësi në këtë buxhet që ende është i vogël për sektorin tuaj”.

Mustafa tha se edhe këtë organizim do ta bëjmë bashkërisht dhe do t’u ndihmojmë edhe financiarisht në mënyrë që organizimi të jetë në zhvillimin normal të tij.

UBT

“Pritja që sot po u bëhet nga ana ime është pritje zyrtare dhe assesi nuk dua që të merret ndryshe, si pritje politike apo diç e tillë, sepse më së miri e dini ju dhe përfaqësuesit e disiplinave të tjera sportive se ne kemi bashkëpunuar dhe vepruar bashkë që nga viti 2008 e deri më tani”.

Ndërsa Njazi Starabaja, i cili ka folur në emër të motoristëve, ka falënderuar kryetarin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për ta mbështetur këtë organizim gjatë këtij turneu.

Ai e ka informuar gjithashtu edhe për sfidat që kanë në raport me shtetet tjera, sikundër që e ka informuar edhe për organizimin që janë duke e bërë para këtij eventi ndërkombëtar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.