Hidromorava

Mustafa: Jo drejtor për hatër të ndonjë vote në kuvend

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa thotë se ende nuk ka ndonjë emër të ri për drejtor të kulturës.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa me gjasë nuk e ka ndërmend të ngutet rreth emrit të ri për drejtor të kulturës,pas suspendimit të Selver Xhelilit. Madje Mustafa për rajonipress tha se do të rishikohet çdo gjë me koalicionin nëse është e nevojshme,por nuk do të vendosim më drejtor për hatër të ndonjë vote në kuvend.

“Qeverisja e mirë kërkon njerëz serioz në punë,kërkon njerëz që e donë Gjilanin dhe të ardhmen e tij. Unë besojë plotësisht në përkrahjen e kuvendit pavarësisht prejardhjes së drejtorëve” tha Mustafa.

Uji Dea

Mustafa nuk ka komentuar ndonjë emër nga radhët e PSD-së, e cila si duket ka propozuar Kujtim Shahiqin. “Asnjë kandidatë ende nuk e kemi shqyrtuar. Do të vendosim dikë i cili ka dhënë dëshmi se është stabil dhe mund të udhëheq me atë drejtorat” tha Mustafa.

Aktualisht ushtrues detyre në drejtorinë e kulturës është Ali Demi./rajonipress/