Hidromorava

Mustafa: Jeta dhe veprat e Fehmi Aganit, udhërrëfyes për breza të terë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka kujtuar heroin e vendit, Fehmi Agani, në 21-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një komunikate, Mustafa e ka quajtur Aganin si figurë emblematike të LDK-së dhe një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, përcjell “Zëri.info”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, sot kujton intelektualin, vizionarin dhe burrështetasin e madh të Kosovës, që jetën ia kushtoi lëvizjes për liri dhe pavarësi. Agani ishte figura emblematike e LDK-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, citohet të ketë thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së ka lartësuar jetën e veprat e tij për të cilat thotë se do të mbeten si udhërrëfyes për breza të terë.

Uji Dea

“Ai i takonte plejadës së politikanëve që në kohët e vështira nën regjimin serb, e kishin të qartë rrugëtimin e tyre politik, në shtetformimin e Kosovës. Vrasja e tij nuk ishte e rastësishme ngase veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale ishte halë në sy për pushtuesin serb. Njerëzit si Fehmi Agani, ndoshta ikin shpejt por veprat që lënë pas mbeten udhërrëfyes për breza të tërë”, u shpreh Mustafa.

Ndër të tjera, ai ka cituar po ashtu fjalët e ish-presidentit Rugova për Fehmi Aganin.

“Ashtu siç thoshte Presidenti Rugova: ‘Kosova ndihet krenare me profesor Aganin, me veprën dhe figurën e tij’, ashtu ndihemi edhe ne për personalitetin e jashtëzakonshëm, të Fehmi Aganit. Vepra e tij është trashëgimi dhe vlerë e pakontestueshme e Kosovës dhe LDK-së në veçanti. Rruga intelektuale dhe politike e nisur nga Agani mbetet misioni ynë për t’i kultivuar vlerat demokratike dhe shtetformuese”, është shprehur Mustafa.

Sot, më datën 6 maj, janë bërë 21 vjet nga vrasja e ish-nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani. Agani u vra nga forcat serbe. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.