Hidromorava

Mustafa: Jam i fyer me veprimin e AKK dhe Gjykatës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa në një prononcim për Rajonipress ka thënë se ndihet i fyer me veprimin e Agjencionit Antikorrupsion dhe të Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan.

Qemajl Mustafa është ndier i fyer nga veprimi i fundit i Agjencionit Antikorrupsion dhe nga ana e Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan e cila për shkak të konfliktit të interesit i kishte vendosur një gjobë prej 700 eurove.”Jam i fyer me këtë veprim edhe pse AAK dhe gjykata është sjellur në mënyrë joprofesionale me mua”tha Mustafa.

Kreu i Gjilanit i cili shquhet për transparencën me mediet dhe publikun tha se ligji ka të bëjë me parandalimin e konfliktit të interesit.”Për shkak të pengesave objektive(njëri nga themeluesit e një biznesi pasiv në vitin 2006 nuk ishte në Kosovë për të deponuar nënshkrimin),unë në cilësinë e personit të autorizuar në atë biznes nuk kam mundur me kohë ta largoj emrin tim nga menaxhimi i këtij biznesi i cili në fakt nuk ka ekzistuar sepse ky biznes qarkullimin në ATK e ka zero. Pra nuk kam qenë dhe nuk jam në konflikt interesi” ka sqaruar Mustafa.

Mustafa tha se këtë etiketim padrejtësisht ia ka bërë Agjencioni Antikorrupsion dhe pastaj gjykata është sjellur plotësisht në mënyrë joprofesionale.”Gjykatësja në Gjilan nuk i ka marrë parasysh argumentet e mija,por unë e kam respektuar vendimin e gjykatës dhe e kam paguar gjobën. Thjeshtë jam i fyer dhe i zhgënjyer me tërë këtë proces që pa asnjë argument më është etiketuar” tha Mustafa.

ARKATANA

Ndryshe Mustafa këtë reagim e ka bërë pasi Agjencia kundër korrupsionit kishte njoftuar se gjykata komunale për kundërvajtje në Gjilan e ka dënuar me gjobë prej 700 eurosh kryetarin e Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa për shkak se nuk ka përfillur kërkesat e Agjencisë kundër Korrupsionit për tu shmangur nga konflikti i interesit në të cilin ndodhej.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se ky aktvendim është marrë sepse më datë 23.02 2012 nga Agjencia kundër Korrupsionit është vërtetuar se ekziston konflikti i interesit meqë Mustafa si njëri prej pronarëve të biznesit privat SH.P.K “Fruta Viva” ka qenë personi i vetëm i autorizuar i atij biznesi, dhe si rrjedhojë ka bërë vepër kundërvajtëse nga neni 8 paragrafi 1 i ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

“I pandehuri Qemajl Fehmi Mustafa… kryetar i Komunës së Gjilanit është përgjegjës sepse më datë 23. 02 2012 nga Agjencia kundër Korrupsionit është vërtetuar se ekziston konflikti i interesit meqë Mustafa si njëri prej pronarëve të biznesit privat SH.P.K “Fruta Viva” ka qenë personi i vetëm i autorizuar i atij biznesi, dhe si rrjedhojë ka bërë vepër kundërvajtëse nga neni 8 paragrafi 1 i ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik”, thuhet në aktvendim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.