Mustafa: Institucionet po e vazhdojnë rrugën e Rugovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në akademinë përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, ka thënë se Kosova kishte bekimin e Zotit që ta ketë Rugovën për president.
“Ne patëm bekimin e Zotit që në rrethanat më të vështira të vendit, patëm një lider si Ibrahim Rugova”, ka thënë Mustafa.
Mustafa po ashtu ka thënë Presidenti Rugova, krijoi një platformë politike me andëtarët e shteteve evropiane, ku edhe i krijoi shumë miq Kosovës.
“Presidenti Ibrahim Rugova krijoji platformë politike me anërarët e shteteve evropiane. Ai i krijoji shumë miq Kosovës. Ai krijoji shenjat institucionale të Kosovës, si famurin e dardanisë”, ka deklaruar tutje Mustafa, transmeton zeri.info.
Ai po ashtu ka thënë se institucionet e Kosovës po vazhdojnë me konsistencë rrugën euroatlantike ashtu siç e kishte menduar Rugova.
Ndryshe në këtë akademi përkujtimore ishin të pranishëm familjarët e presidentit Rugova si dhe të gjithë bashkëpunorët e bashkëpartiakët e tij. /zeri/