Mobi Casa

Mustafa i përgjigjet Hazirit: Puno e mos u anko…?

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ish kryetari i Komunës Qemajl Mustafa duke mos u pajtuar me akuzat e Lutfi Hazirit rreth projekteve dhe gjendjes financiare në komunë ka reaguar duke dhënë sqarime. Ajo që dua ta sqaroj më së shumti është deklarimi i tij shumë herë se komunën e ka gjet në një borxh prej tetë (8) milionë eurove e që është një rrenë e kulluar e këtij kryetari. Ke dashtë me u bë kryetar, grahi e puno kryetar e mos u anko se komunën ta kam lënë të fortë e ma të mirën në Kosovë. Mua shkret ma ke pas lënë. Çka nuk din, urdhëro këtu më ke, ta kam dhënë fjalën që nuk të lë në lloç është porosia e Qemajl Mustafës për Lutfi Hazirin.

Qemajl Mustafa as në këtë fundvit nuk ka duruar pa reaguar ndaj deklaratave të Lutfi Hazirit rreth borxheve dhe projekteve. Qemajl Mustafa fillimisht për Hazirin e ka një porosi:”Ke dashtë me u bë kryetar, grahi e puno kryetar e mos u anko se komunën ta kam lënë të fortë e ma të mirën në Kosovë. Mua shkret ma ke pas lënë. Çka nuk din, urdhëro këtu më ke, ta kam dhënë fjalën që nuk të lë në lloç”.

Mustafa fillimisht ka uruar në cilësinë e ish kryetarit të deridjeshëm qytetarët e Gjilanit. “Ju uroj ndërrimin e moteve me dëshirën e madhe e të sinqertë për një vit më prosperues dhe me besim e kënaqësi edhe më të madhe të familjeve tona te Kosova jonë, te shteti jonë i ri dhe te komuna jonë. Gëzuar!

Po e japim të plotë reagimin dhe sqarimin e Mustafës.

Pavarësisht se nuk kam dashur që të reagoj dhe të kundërpërgjigjem në deklaratat e kryetarit të tashëm Hazirit në periudhën “ekzaltuese” paszgjedhore të cilat përmbanin shpesh të pavërteta të kulluara sikur që kishte shumë të pavërteta dhe fyerje të ulëta i tërë “projekti” dhe fjalori i tij zgjedhor.

Nuk e kam bërë këtë sepse nuk doja që ta prishja traditën e mirë në Gjilan të inaugurimit të mandatit të ri dhe bartjes së kompetencave te kryetari i ri. Nuk doja këtë ta bëja as sot në vigjilie të ndërrimit të moteve por, tashmë jam i detyruar sepse ky kryetar (edhe i imi) ende nuk e ka kuptuar që tashmë nuk është në fushatë zgjedhore, por është i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe të udhëheqjes se një komune shumë të rëndësishme e cila është akademi edukuese për shumë komuna të tjera në fushën e menaxhimit prej 2008 e deri tashti në fund të 2013.

Nuk do të doja që kryetari ynë i nderuar i cili ende nuk është akomoduar mirë në zyrë dhe ende nuk e ka përceptimin se si funksionon komuna jonë të shërbehet me të pavërteta të cilat ai i përsërit në vazhdimësi anipse unë publikut i pata përkujtuar shumë herë gjatë fushatës që kemi të bëjmë me një kandidat me projekt politik të huqur plotësisht dhe të redukuar vetëm në “shamia vajzash” (që në shkollën tonë nga 25000 nxënës janë vetëm 8 vajza me shamia), në dofarë “ushtri” fiktive të I. Rugovës dhe në fyerje të ulëta të kundërshtarit dhe të kryeministrit të vendit deri edhe me termet “lypsarë” e “rrugaçë”.

Ndërsa, ky kryetar, program zhvillimor nuk ka patur dhe nuk ka as sot (kërkoni ju mediet projektin e tij zhvillimor katërvjeçar dhe burimet e investimeve dhe e shihni që do të zhgënjeheni se nuk i ka fare ose do të improvizojë keq e shpejtë – këtë e ka shfaqur edhe sot në deklaratën e tij të varfër për katër prioritetet e tij – vaj halli për ne nëse janë vetëm ato. Ku janë vendet e punës dhe ekonomia, arsimi, shëndetësia, sporti e kultura, …?!).

Ajo që dua ta sqaroj më së shumti është deklarimi i tij shumë herë se komunën e ka gjet në një borxh prej tetë (8) milionë eurove e që është një rrenë e kulluar e këtij kryetari.

Duke e njohur veten kryetari Haziri si menaxher të dështuar nëpër vitet e qeverisjes në të dy nivelet dhe duke e njohur veten me dije tepër të tkurrur financiare, punën e borxhit donë ta përdor si alibi dhe preventivë të hershme për dështimet të cilat patjetër e presin sepse ky nuk ka çka i jep publikut të Gjilanit nga ai arsenal i madh premtimesh boshe që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore për punësime, për infrastrukturë e për zgjidhje të të gjitha aspekteve sociale të tyre. Qytetarëve u ka premtuar parajsën mbi tokë. E po, populli thotë dardha e ka bishtin zotëri Haziri. Qëndro tashti.

Ta sqarojmë situatën deri në fund e të mos e lejojmë që kryetari ta frikësojë publikun sikur që dikur gjyshet tona na tregonin përralla me baukë e lugetër për të na frikësuar që të tmerruar të flenim në gjiun e gjysheve “mbrojtëse” e “shpëtimtare” anipse as lugetërit e as baukët nuk ekzistonin.

Eco Higjiena

E vërteta qëndron ndryshe e që do ta themi në por, më së miri do të zbardhet me raportin financiar që do t’i dorëzohet për diskutim e miratim kuvendit të komunës më së largu deri kah fundi i Marsit 2013.

Komuna, kur e kam dorëzuar unë, në të gjitha kodet ka patur rreth 2.4 milionë euro obligime (te investimet kapitale rreth një milionë euro, në mallra e shërbime rreth një milionë dhe në shërbimet ndaj komunalive e subvencioneve ka rreth 400 mijë euro). Për shpronësim komuna krijon obligime në vazhdimësi dhe kësaj here kemi 650 mijë euro për vitin që po fillon ose 1.3 milionë euro për dy vite fiskale 2014/2015 sepse obligimet e komunës ndaj shpronësimit janë 24 mujore sipas ligjit të shpronësimit.

Këto të dhëna në forma tabelash i janë dorëzuar kryetarit të ri në zyrë me datën 24 Dhjetor 2013 kur ia kam dorëzuar zyrën formalisht, bashkë me raportet e punës së drejtorëve. Të gjitha i ka në një regjistrator të madh me emrin “raportet e drejtorive 2013”. Kryetari e ka për detyrë me i lexua raportet dhe me këshilltarët e tij në drejtorate me i diskutue ,por jo me e manipulue publikun nga ankthi që e ka kaplue kryetarin që në start të qeverisjes.

Prerja financiare është e datës 12 Dhjetor 2013 dhe është hartuar nga drejtorati për buxhet e financa (DBF), saktë nga zyrtari kryesor financiar Ilmi Limoni.

Pra komuna në të gjitha kodet për vitin 2013 ka obligime prej 3.050.000,00 euro (tre milionë e pesëdhjetë mijë euro). Shumica prej tyre janë të programuara që të sanohen në kuadër të buxhetit prej 20 milionë eurove për vitin 2013 përveç sfidave në arsim ku formula e grantit nuk funksionon mirë për specifikat e Gjilanit e që duhet të revidohet përherë nga viti në vit me ministrinë e arsimit dhe të financave.

Kryetari e ka marrë premtimin tim se do të angazhohem personalisht që deficiti në arsim të kompensohet nga qeveria e të tjerat i qofshin përhajr atij po mos të tutet e mos ta manipulon publikun se borxhi as nuk është i madh as nuk është pengesë sepse qeveria ime komunale i ka projektue kujdesshëm nevojat për vitin 2013 (duke patur parasysh edhe obligimet) por jo edhe uljen e vlerës së pronës te tatimit në pronë sepse kjo është shkelje e pastër ligjore. Këtë kuvendi dhe kryetari nuk guxojnë ta bëjnë sepse kthehet nga ministria e financave dhe e pushtetit lokal si shkelje e rëndë.

Pengesë është pasiguria e tij për menaxhim të komunës dhe asgjë tjetër.

Biblioteka rajonale dhe ndërtesa e policisë rajonale financohen nga qeveria dhe donatorët (KE) e jo nga komuna. Bile kryetari i tashëm as nuk mundet me i shpejtua as me i ngadalësua këto ndërtime sepse krejt çka është dashur e kam bërë unë si kryetar. Për sqarim, biblioteka rifillon në pranverë sepse ekziston punëkryesi i ri pas dështimit të të parit ndërsa kontesti për ndërtesën e policisë është në gjykatë dhe përkundër insistimit që të shpejtohet zgjidhja kjo ende nuk është zgjidhur.

Sa i përket mbulimit të Mirushës, është punë që nuk bëhet sepse projekti është blerë në kohën e Lutës (në vitin 2004/2005) me qëndrim profesional e jo me qëndrim politik dhe si i tillë nuk mund të revidohet as me vendim të kuvendit e as me vendim të krytearit të komunës sepse hartuesi i projektit nuk e lejon një ndërhyrje të tillë.

Kryetari i tashëm është me fat sepse (me dijen time) i ka rreth pesë (5) milionë euro të programuara nga qeveria për nisjen e investimeve kapitale për vitin 2013 në rrugët e komunës, në projektin Mirusha, në shkolla, … e që nuk i kisha unë asnjëherë këto katër vitet e fundit përfundon reagimi i Qemajl Mustafës./rajonipres/