FIDANISHTJA

Mustafa i gëzohet lajmit për hapjen e pikës kufitare në Stanqiq

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit i ka dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc –Stancic, që lidh dyja vendet. Ky është njëri nga lajmet më të mira që kam marrë si kryetar i Komunë së Gjilanit tha Qemajl Mustafa për rajonipress.

Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit i ka dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc –Stancic, që lidh dyja vendet.

Duke komentuar këtë vendim kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa tha për rajonipress se është njëri nga lajmet më të mira që e merr kryetari i komunës së Gjilanit. “Është nxitje e zhvillimit ekonomik dhe e integrimeve të regjionit. Ndryshe krejt do të duket malësia e Zhegrës dhe ana në Maqedoni, Likova e Kumanova. Unë e përshëndes dhe e përgëzojë Qeverinë e Maqedonisë për këtë akt inkurajues e dobiprurës për rajonin” tha Mustafa.

Mustafa tha për rajonipress se kjo zonë ka shumë mundësi që të zhvillohet dhe ndërtohet falë këtij frekuentimi ndërkombëtarë që pritet të ndodhë pas hapjes së pikës kufitare në Stanqiq. “Barrierat ndërkufitare jam i sigurt se më nuk duhet të jenë pengesë për tu zhvilluar dy shtetet andej e këndej kufirit. Bashkëpunimi ndërkufitarë sjellë punësime të reja, sjellë zhvillim ekonomik dhe pse jo prodhon edhe stabilitet siguri tek ne” tha Mustafa.

ARKATANA

Kreu komunal është i bindur se shumë familje që janë zhvendosur nga këto zona, do të munden të kthehen dhe të mbijetojnë nga përfitimet që sjellë rajoni kufitar.

Ndryshe zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha ka thënë se me këtë vendim konfirmohen marrëdhëniet e mira ndërfiqinjësore dhe njëherësh thellohet bashkëpunimi me shtetin fqinj. “Ky vendkalim do jetë i dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtarë dhe të dyja vendet obligohen që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën e vendkalimit. Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria ka autorizuar ministren e brendshme Gordana Jankulovska. Pas nënshkrimit kjo marrëveshje do të ratifikohet nga të dyja vendet që të bëhet e plotfuqishme”, ka deklaruar Hoxha.

Ndryshe kjo marrëveshje obligon të dy vendet që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën kufitare. Rajoni i Karadakut shpreson shumë që me hapjen e kësaj pike të rritet turizmi dhe të ktheht gjallëria ekonomike për atë rajon / rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.