UBT

Mustafa: Grupi i PDK-së do të jetë shumë aktiv, kritik e analizues

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa tha për rajonipress se grupi i PDK-së do të jetë grup i madh opozitar i cili do të jetë bashkëpunues dhe mbështetës i grupeve tjera opozitare për çështje parimore, por edhe mbështetës i pushtetit atëherë kur kryesia e partisë në bashkëpunim me grupin e këshilltarëve këtë e sheh si dobi për qytetarët e komunës dhe për partinë.

Qemajl Mustafa nënkryetar i degës së PDK-së në Gjilan është optimist se PDK në Gjilan do të ringjallet dhe këshilltarët e saj në Asamblenë Komunale do të jetë aktiv, të fuqishëm e shumë kritikues të pushtetit raporton rajonipress.

Mustafa tha për rajonipress se PDK në Gjilan ka lëvizur në kontestin pozitiv. Të premten jemi takuar në një seancë përgatitore për seancën e parë të punës së Asamblesë Komunale për këtë mandat. Jemi pajtuar me mënyrën se si duhet të funksionojë grupi i PDK-së në seancë” sqaroj Mustafa.

Mustafa tha se grupi i PDK-së do të jetë grup i madh opozitar i cili do të jetë bashkëpunues dhe mbështetës i grupeve tjera opozitare për çështje parimore, por edhe mbështetës i pushtetit atëherë kur kryesia e partisë në bashkëpunim me grupin e këshilltarëve këtë e sheh si dobi për qytetarët e komunës dhe për partinë.”Do të jetë grup jashtëzakonisht aktiv dhe kritik e analizues për ta korrigjuar qeverisjen dhe për të stopuar nismat, vendimet dhe proceset e dëmshme për shoqërinë e komunës së Gjilanit”.

Uji Dea

Mustafa tha se në këtë takim të PDK-së janë pajtuar që në seancën e tjetër të këtij subjekti politik, pas një jave, ta nisim analizën për rezultatin zgjedhor.”Kjo analizë u morëm vesh të bëhet në atmosferë të plotë të tolerancës dhe të bashkëpunimit sepse u konstatua se të gjithë kemi pasur merita në katër fitoret e kaluara për të dy pushtetet ( lokal dhe qendror), kush më shumë e kush më pak e gjithashtu në humbjen e fundit kemi të gjithë përgjegjësi kush më shumë e kush më pak”.

Mustafa tha se është e rëndësishme që kjo analizë të bëhet mirë dhe sa më realisht në mënyrë që të nxjerrim rekomandime për planin veprues për unifikim, forcim e hapje të plotë të degës e cila sigurt jam se që po u sollëm mirë do të jetë fituese qysh në zgjedhjet e ardhshme sivjet në qendër.

Mustafa nuk ka dhënë emra apo adresuar individ të caktuar për humbjen e PDK-së, por tha se mbetet tek ekipi që do të bëjë analizën dhe rekomandimet për ta bërë këtë./rajonipress/