UBT

Mustafa: Gjilani është nyjë e një rajoni të madh e strategjik për Kosovën

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjilani nuk është vetëm komunë e rreth 100 mijë banorëve qysh kuptohet ndonjëherë nga shumëkush. Gjilani është nyjë e një rajoni të madh e strategjik për Kosovën dhe hapësirën shqiptare si tërësi. Me mundësitë që Gjilani i ofron në ekonomi, në administratë, në edukim, në sport e kulturë, në infrastrukturë, në traditë dhe eksperiencë – e shërben përhershëm përveç veten e tij, edhe Vitinë, Kamenicën e Novobërdën, por edhe Preshevën, edhe Bujanovcin, edhe Kumanovën pra, e shërben një hapësirë me rreth 400 mijë banorë ka thënë Qemajl Mustafa.

Duke folur në Kuvendin e Degës së PDK-së në Gjilan e ku ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi , Qemajl Mustafa në cilësinë e kryetarit të komunës ka folur edhe për shumë rezultate dhe sfida që e presin rajonin e Gjilanit.

Mustafa ka thënë se komuna e Gjilanit është krejt ndryshe ( këtë e thonë edhe qytetarët), nga ajo që ishte deri në fund të vitit 2007. “Shumëçka ka ndryshuar në të mirë të jetës së tyre dhe komuna është larg më e fuqishme, më funksionale, më e bukur dhe plotësisht është e tyre. Duhet pranuar që edhe mundësitë që u krijuan ishin më të mëdha se që ishin deri te fundi i vitit 2007. Gjilani është komunë me ambient të sigurt për jetën e individit, të familjes dhe të pronës së tyre.Gjilani ka klimë të shkëlqyeshme politike dhe marrëdhënie po aq të shkëlqyeshme ndër njerëzore, ndëretnike e ndërfetare” ka thënë Mustafa.

Sipas tij Komuna e Gjilanit tashmë ka kapacitete të ngritura politike e profesionale të cilat dëshmojnë performancë të lartë në qeverisje të komunës e që janë konstatim i qeverisë së Kosovës dhe të monitoruesve dhe përkrahësve ndërkombëtar të komunës. “Komuna jonë ka rezultate kulmore në shumë fusha të jetës publike e institucionale dhe si organizëm për dhënien e shërbimeve të bollshme, të shpejta e kualitative për qytetarin funksionon shumë mirë. Kemi rezultate të dallueshme në demokratizimin e komunës, në zbatim të rregullave dhe të ligjit, Në administratë, në arsim, në shëndetësi, në teknologjitë IT, në urbanizëm, në bujqësi e pylltari, në sport e kulturë, në klimën e mirë për investime e biznes, në realizim të të hyrave vetanake, në pastërti e gjelbërim, në riatdhesim e integrim, në lidhjen e mirë me donatorët, në investime private e publike “etj.

Kreu i Gjilanit ka thënë se për këto pesë vite është bërë kthesë epokale me investimet e qeverisë, të komunës dhe të donatorëve në infrastrukturën fizike të komunës anipse Gjilani ka nevoja të mëdha, të shumta dhe meriton shumë më shumë se kaq. Besojmë thellë që investime të fuqishme do të ketë në Gjilan dhe në këtë rajon në ditët e muajt që po vijnë.

Mobi Casa

“Me punën e bërë mirë për çdo ditë e kemi kthyer dhe e kemi forcuar besimin e qytetarit tonë te institucioni i komunës dhe te qeveria e vendit dhe kështu e kemi inkurajuar që ai të jetë punëtor e kreativ, të jetë kontributdhënës i përhershëm në ndërtimin e komunës e të shtetit të Kosovës. Gjilani nuk është vetëm komunë e rreth 100 mijë banorëve qysh kuptohet ndonjëherë nga shumëkush. Gjilani është nyjë e një rajoni të madh e strategjik për Kosovën dhe hapësirën shqiptare si tërësi. Me mundësitë që Gjilani i ofron në ekonomi, në administratë, në edukim, në sport e kulturë, në infrastrukturë, në traditë dhe eksperiencë – e shërben përhershëm përveç veten e tij, edhe Vitinë, Kamenicën e Novobërdën, por edhe Preshevën, edhe Bujanovcin, edhe Kumanovën pra, e shërben një hapësirë me rreth 400 mijë banorë” ka sqaruar Mustafa.

Mustafa duke ju drejtuar edhe Thaçit ka thënë se investimet në infrastrukturën regjionale të kësaj ane janë më se të domosdoshme për funksionim sadopak normal të jetës në këtë anë dhe për integrimet me Maqedoninë, Serbinë dhe Evropën e që është ambicie e Kosovës moderne.

“Themelimi i Universiteti publik të Gjilanit është imperativ i kohës dhe është subvencionimi më i mirë i mundshëm që i bëhet studentit dhe familjes së kësaj ane. Ju siguroj që ne kemi përgatitur optimumin e kushteve hapësinore për fillimin e punës së tij. Ai mund të themelohet dhe të fillojë me punë e në ndërkohë bashkë me Ju do ta përcaktojmë hapësirën për kampusin e ardhshëm në të cilin do të rritet dhe zhvillohet ky universitet. Besojmë dhe shpresojmë shumë që në ditët që vijnë përfaqësimi i Gjilanit do ta ketë komunikimin e rregullt dhe bashkë do ta kemi përqendrimin e mirë nga të dyja nivelet për harmonizim rreth nevojave dhe investimeve për këtë anë” ka vlerësuar Mustafa.

Mustafa në tërë këto rezultate ka falënderuar edhe opozitën e shoqërinë civile. “Të arriturat e theksuara të komunës janë rezultat para së gjithash i përgjegjësisë dhe punës së mirë e të palodhshme të PDK dhe të partnerëve tanë në bashkëqeverisje për çka u jemi shumë mirënjohës por, ju siguroj që të gjitha këto të arritura as nuk do të ishin kaq të mëdha e të mira dhe as nuk kishin me ndodhur për kaq kohë pa përkrahjen e pa rezervë dhe të angazhuar të të gjitha subjekteve që sot janë në opozitë e që janë LDK dhe AAK dhe gjithashtu nuk do të kishin ndodhur pa përkrahjen e spektrit civil të shoqërisë së komunës dhe të medieve” ka thënë Mustafa./rajonipress/