FIDANISHTJA

Mustafa: Gjest i ulët e primitiv aksioni i VV

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa e ka quajtur gjest të ulët e primitiv aksionin e VV. Madje Mustafa aksionin e tyre e ka quajtur sfilatë me gjeste të ulëta e primitive.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa thotë se e ndien për obligim që ta sqarojë publikun gjilanas e jo gjestet primitive e naive të VV. Sipas tij VV me aksionin e së hënës bëri gjest primitiv.

Mustafa për rajonipress tha se nuk ja vlen me u marrë me Vetëvendosjen sepse gjuha e tyre është diskredituese në mungesë të projektit konkret dhe alternativës konkrete për qytetarin. Ndërkaq duke komentuar akuzat e tyre tha se pikërisht Ismajl Kurteshi sa ishte drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka punësuar njerëz të tij, familjarë, edhe atë në fushën e arsimit ku ai ka udhëheqë, por duke punësuar edhe të tjerë në vende tjera.

Mustafa tha se VV në mungesë të alternativave, dhe në pamundësi për të shpalosur projektet siç është VV e që kanë ambicie për fuqizim për qeverisje apo edhe me diskreditua, me ndërrua qeverisjen, merret me këso lloj sfilata, me këso lloj gjestesh të ulëta e primitive

Mustafa tha se këso gjeste nuk e meritojnë me ju përkushtuar ndonjë rëndësi të veçantë

UBT

“Jemi shumë të fokusuar dhe të përkushtuar për të punuar për ditë shumë për komunën, qytetarin e saj dhe jemi shumë të interesuar gjithashtu dhe shumë të vëmendshëm për të dëgjuar alternativa të qëndrueshme zhvillimore e politike nga kushdo qoftë i cili është kreativ dhe vije në arenën politike të komunës, edhe atë pa asnjë dozë të xhelozisë. të smirës, sepse arena demokratike është e hapur për të gjithë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa mendon se dikush ka me qeverisë gjatë sepse e meriton. “E dikush ka me mbet gjatë në opozitë dhe ka me u sfidua dhe ka me u mundua me diskreditua tjetrin, por që nuk ka me ardhur në qeverisje edhe këtë e dimë”

Sa i përket punësimeve joligjore të familjarëve të tij, Mustafa ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se bëhet fjalë për kontrata të përkohshme, meqë sipas tij nuk ka të bëjë me punësime të qëndrueshme dhe çdo gjë është bërë ligjërisht.

Mustafa tha se ka kontrata të përkohshme dhe njerëzit kanë të drejtë të punojnë, natyrisht, kanë të drejtë familjarët e kryetarit ,kanë të drejtë të gjithë të punon pa ndonjë teprim. “Vetëm dua ta ripërsëris se e kam thënë disa herë, në familjen e ngushtë dhe pak me gjerë në familje të kryetarit të komunës, nuk kemi asnjë punësim të qëndrueshëm. Nëse merret që edhe kryetari s’ka punësim të qëndrueshëm se unë jam me mandat, jam deri te fundi i këtij viti me ligj, atëherë del që as një nga familjarët e kryetarit të komunës nuk kanë të themeluar ndonjë marrëdhënie të qëndrueshme të punës, nuk kanë ndonjë kontratë të përhershme të punës”, ka sqaruar Mustafa.

Ai tha se unë kam në farefisin tim motra të martuara dhe që s’kanë asnjë njeri në marrëdhënie të punës. “Po e zëmë, vëllai i cili i mbanë familjen, fëmijët, kanë nevojë për punësim sikurse çdo familje tjetër dhe nuk do të kisha dhënë aspak rëndësi kësaj pune dhe sidomos s’i kisha dhënë rëndësi bazuar në prejardhjen e asaj që thuhet, sepse ai që sot e udhëheq të ashtuquajturën Lëvizje Vetëvendosje, vetëm për një mandat shumë të shkurt prej dy vjetëve, ka punësuar, nëse nuk gaboj, katër ose pesë njerëz pikërisht të fushës së veprimit të tij në arsim në drejtoratin e arsimit. Familjarë të tij të ngushtë dhe mandej edhe tre a katër ia kanë parë hairin qëndrueshëm Partisë Demokratike të Kosovës, prej Ombudspersonit që është familjar i tyre e mandej djemtë e tij, njëri në Postë e tjetri në Agjencioni të Inteligjencës .Kështu që s’i kisha kushtuar shumë rëndësi, me të vërtetë. Kjo kishte me qenë, rrjedhje e kohës ose rënie e ujit në havan”, ka thënë ndër të tjera Mustafa /rajonipress/

Mund të ju interesoj: