GRANDEMALL

Mustafa: Gjeneratorë i të arriturave është arsimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa i shoqëruar nga Bujar Nevzati ka vizituar tri shkolla në qytet ku ka folur për rëndësinë që ka edukimi dhe arsimimi i gjeneratave të reja në ecjen përpara të Kosovës.

Qemajl Mustafa i shoqëruar nga Bujar Nevzati e Halim Vranovci me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kanë përzgjedhur tri shkolla të qytetit për të ju uruar mësim të mbarë atyre.

Mustafa ka takuar edhe nxënësit dhe personelin arsimor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” shkollë kjo gati më e përgatitura teknikisht për procesin mësimor. Mustafa duke folur para nxënësve dhe mësimdhënësve tha se gjenerator i të gjitha të arriturave është arsimi.”Ata që arsimohen dhe edukohen janë garanci e mirë për shtetin,komunën,sheqerin dhe pse jo edhe familjen” tha Mustafa.

FIDANISHTJA

Mustafa tutje tha se Gjilani krenohet me gjimnazin sepse nga këtu kanë dalur kuadro të njohura edhe në fushën ndërkombëtare. “Gjimnazi është garanci e veçantë për arsimin gjilanas sepse edhe shteti i Kosovës ka nevojë për kuadro të mira e të ngritura profesionalisht” u shpreh Mustafa.

Edhe ,Bujar Nevzati drejtor i DKA tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të ecë mirë dhe pa probleme. Kurse Zejnullah Zejnullahu drejtor në gjimnaz ka folur për punën dhe përkushtimin që kanë treguar për të pritur fillimin e mësimit.”Jemi mobilizuar dhe kemi punuar maksimalisht që nxënësit sot ta kenë një ambient të pastër dhe një shkollë ku ka aromë e cilësi” tha Zejnullahu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.