GRANDEMALL

Mustafa: Gara në PDK e hapur dhe demokratike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qemajl Mustafa ka qenë figura e vetme brenda PDK-së që ka dhënë prononcim rreth shtyrjes së Kuvendit zgjedhor të kësaj dege për muajin janar. Mustafa duke hequr të gjitha dilemat dhe spekulimet tha se shtyrja është bërë me koncensuz të plotë për datën 12 janar. Jemi plotësisht unik dhe po e bëjmë një garë të hapur e demokratike tha për rajonipress Mustafa.

Shtyrja e Kuvendit zgjedhor të PDK-së për muajin janar është komentuar për rajonipress nga Qemajl Mustafa, i cili edhe është figura e vetme që ka guxuar të prononcohet rreth shtyrjes së kuvendit.

FIDANISHTJA

Mustafa tha se ka përgjigje të thjeshtë për shtyrjen e Kuvendit. “Nuk kemi dashur që të merremi me një proces serioz dhe të rëndësishëm çfarë është ky, në vigjilje të ndërrimit të moteve sepse tashmë është atmosferë festive. E kemi caktuar me koncenzus të plotë datën e mbajtjes për 12 janar kur do të vazhdojë ky proces i cili do të përmbyllet deri më 20 janar” ka sqaruar Mustafa.

Ndërkaq duke përshkruar atmosferën dhe garën për kandidatë të mundshëm për kryetar të PDK-së Mustafa tha se jemi plotësisht unik dhe po e bëjmë një garë të hapur e demokratike. “Fituesin do ta urojmë dhe do t`i ndihmojmë të gjithë në punë për ta forcuar dhe shtrirë edhe më tej degën e PDK-së e cila duhet patjetër të jetë fituese edhe e mandatit të ardhshëm sepse kjo është interes i komunës së Gjilanit dhe alternativë tjetër nuk ka aktualisht në tregun politikë” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.