Mustafa flet për arrestimin e Kurtit: Policia nuk veproi kokë në vete

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në emisionin “Komiteti” në RTK ka folur për arrestimin e ish- liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Mustafa ka theksuar se është i bindur se policia nuk ka vepruar kokë në vete që të shkojë dhe ta arrestojë Kurtin.
“Policia thotë se ka pasur urdhër arrest, dhe unë jam i bindur se policia nuk ka vepruar në kokë vete që të shkojë dhe ta arrestojë Albin Kurtin”, ka thënë Mustafa.
Cila është oferta e Isa Mustafës për partitë e opozitës?
Kryeministri Isa Mustafa, në emisionin “Komiteti”, ka folur për ngërçin politik në të cilin është përfshirë Kuvendi i Kosovës. Ai ka shpalosur qëndrimin e tij dhe ofertën për partitë opozitare.
Mustafa tregon për përplasjen e Thaçit me Vucic në Bruksel
Kryeministri Mustafa në emisionin “Komiteti” ka treguar edhe për një përplasje ndërmjet Zëvendëskryeministri Thaçi dhe Kryeministrit të Serbisë Aleksander Vucic. Darka joformale ishte organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini.
A po ndihet i braktisur Isa Mustafa nga Hashim Thaçi?
Shefi i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa në emisionin “Komiteti” ka folur edhe raportet me Hashim Thaçi. A po e lë në baltë partneri i koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Kryeministrin Mustafa.
A ka përplasje ndërmjet Kadri Veselit dhe LDK’së?
Kryeministri Isa Mustafa në emisionin”Komiteti” ka folur edhe për kërkesat e vazhdueshme të LDK’së që Kuvendi i Kosovës të zhbllokohet duke e sjellë sigurimin në sallë. A ka mosmarrëveshje ndërmjet LDK’së dhe PDK’së rreth kësaj çështjeje?
Referendumi zgjidhje për krizën politike? Çfarë thotë Kryeministri Mustafa?
Kryeministri Isa Mustafa, në emisionin “Komiteti”, ka komentuar rreth mundësisë së mbajtjes së referendumit për marrëveshjet Kosovë-Serbi, me të cilat nuk pajtohet opozita.