UBT

Mustafa : “Flaka e Janarit” u themelua për t`i bërë homazh të përjetshëm heronjve

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qemajl Mustafa në hapje të Akademisë tha se “Flaka e Janarit” siç është e njohur tashmë për të gjithë ne, u themelua për t’i bërë homazh të përjetshëm punës së palodhshme, vendosmërisë e vetëmohimit dhe sidomos rënies heroike të Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës më 1982 dhe 1984.

Hapja e Akademisë për “Flakën e Janarit”, ndonëse u shty për dy ditë për të qenë prezent kryeministri Hashim Thaçi ai as të shtunën nuk ishte i pranishëm , siç u shpreh Ismail Syla , për shkak të angazhimeve me anëtarët e shteteve të Quintit.

I pari i Gjilanit, Qemajl Mustafa duke folur para shumë qytetarëve e familjeve të dëshmorëve dhe spektrit politik tha se sivjet e shtymë me kënaqësi këtë akademi për dy ditë vetëm e vetëm që ta kishim këtu kryeministrin e vendit i cili me vetiniciativë e mori sivjet nën përkujdesje këtë manifestim e që ishte dëshirë e jona e kamotshme.

Mustafa tha se është ky reflektim i mirë i Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës sepse tashmë përfundimisht e meriton dimensioni i Flakës së Janarit, e meriton sidomos qëllimi i themelimit të saj që të jetë nën ombrellën e kujt tjetër përveç të Qeverisë së Kosovës. Është ky edicioni i 22-të i flakës së janarit që nga themelimi i saj më 1991.

“Flaka e Janarit” siç është e njohur tashmë për të gjithë ne, u themelua për t’i bërë homazh të përjetshëm punës së palodhshme, vendosmërisë e vetëmohimit dhe sidomos rënies heroike të Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës më 1982 dhe 1984.

Mustafa tha se Flaka.. u themelua edhe për një arsye tjetër të madhe e që ishte përquarja e mesazhit kristalisht zëshëm dhe qartë te okupatori se rruga dhe angazhimet tona për liri e kishin marrë hovshëm dhe seriozisht shpejtësinë e vet dhe kjo nuk do të ndalej më kurrë deri në realizim.

RCCOLA

Mustafa tha se Flaka.. u mbajt nën kushte të jashtëzakonshme për disa vite, por ajo pavarësisht që ndonjëherë u “tëhollua” ajo kurrë nuk u këput, por dinjitetshëm eci nëpër kohë, e mbajti vazhdimësinë dhe u rrit, ashtu siç eci, ashtu siç mbahej dhe rritej ideja dhe lëvizja për liri, pavarësi e shtetëndërtim që kulmoi me njërën nga punët tona më të mëdha në shekullin e kaluar (pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë) e që ishte lindja dhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës.
“Është kjo meritë e asaj plejade të themeluesve të Flakës… që e mbajtën për disa vite aktivitetin e saj dhe ndonjëri nga ta vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite aktiv dhe kontributëdhënës në formësimin e mëtejmë të saj por edhe në jetën politike e shoqërore të komunës e Kosovës së re”.

Ai ka falënderuar Drejtorinë e Kulturës dhe Këshillin e Flakës i cili për disa muaj rresht e bën pa përtesë dhe me kompetencë përgatitjen programore, kohore dhe financiare të këtij manifestimi…

Mustafa tha se mirënjohja kryesore dhe respekti i pakufishëm u takon atyre që na e mundësuan themelimin, rritën, krijimin dhe shijimin e Flakës së Janarit e që janë heronjtë dhe dëshmorët tanë Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe të gjithë dëshmorët e hapësirës shqiptare.

Kurse Ismajl Syla këshilltar politik i Hashim Thaçit tha se Flaka e Janarit u ndez para 31 vitesh në Gjermani atje ku vepronin e punonin Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla. Syla ka folur për dimensionin politik, kulturor e arsimor të Zekës e familjes Gërvalla duke shtuar se ata kishin si synim bashkimin dhe unifikimin e njerëzve. “Këta heronj të kohës fuqizuan indin intelektual, andaj me të drejtë do të themi se Flaka..pasqyron pjesën e ardhme të historisë moderne shqiptare” tha Syla.

Ndërsa akademiku Mehmet Halimi në një trajtesë të gjatë për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e janarit ka folur për secilën periudhë veç e veç. Edhe Halimi tha se Flaka e Janarit e këtillë si është e dizajnuar me dinjitet po pasqyron vlerat tona kombëtare e çlirimtare./rajonipress/