Eko Higjiena

Mustafa: Është hera e parë që dikush manipulon me fjalët e mija

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qemajl Mustafa i ka hedhur poshtë të gjithë deklaratat e Afrim Zeqirit rreth konkursit në Gjimnazin “Zenel Hajdini” . Zejnullah Zejnullahu konfrontohet me kryetarin para gazetarëve.

Qemajl Mustafa është vërejtur i tensionuar pas deklaratave të Afrim Zeqirit se ai ka gisht në konkursin e shkollave të Gjilanit për të shkuar në ekskursion në Shqipëri. Mustafa ka sqaruar për gazetarët edhe kontaktin me Afrim Zeqirin , por edhe të gjitha procedurat që janë ndjekur në dhënien e konkursit për të shkuar në Shqipëri.

“Nuk dëshirojë të krijohet konfuzion në publik e as të nxënësit e prindërit. Është hera e parë në jetën time që dikush manipulon me fjalët e mija dhe punën time. Kam edhe dëshmitarë kur është ardh në tavolinë Afrim Zeqiri, dhe ka kërkuar tërë kohën që restorant Kllaxhula ta merr konkursin e Gjimnazit për të shkuar në Shqipëri. E kam sqaruar edhe para tij dhe i kam thënë se Qemajl Mustafa nuk përzihet në këto punë, se unë e respektojë vetëm vendimin e Komisionit”.

Mustafa e ka quajtur Afrim Zeqirin njeri të manipuluar nga mafia. Sipas Mustafës , pas këtyre fjalëve Afrim Zeqiri është quar i revoltuar dhe madje ka kërcënuar me fjalët se “do ta shihni të hënën kur të nisen fëmija për Shqipëri”. Mustafa këtë sqarim e ka bërë pasi Afrim Zeqiri ka deklaruar për një medium në Prishtinë se i janë ofruar 5000 euro nga kryetari i komunës.

Mustafa pastaj edhe ka folur për ecurinë e tërë rrjedhjes së konkursit. Ai tha se në garë kanë qenë pesë kompani. Për shkak se është treguar më i përgjegjshëm “Albatursi” , edhe ka marrë më shumë nxënës tha Mustafa.

Hidromorava

Dëshmitari i kësaj “ndeje” Bajram Qorrolli tha se në prani të njerëzve ka thënë se mi kanë folur 5000 euro nëse e merr Kllaxhulla konkursin e të cilat më duhen për shërimin e djalit. Edhe Qarrolli tha se Afrim Zeqiri kur është quar nga tavolina ka kërcënuar se “do ta shihni ju kur t`i dërgoni fëmijët në Shqipëri”.

Në konferencën e organizuar nga vet Mustafa merrte pjesë dhe drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini” Zejnullah Zejnullahu, i cili ndonëse ishte ftuar për ta sqaruar rastin, ai nisi me tone të ashpra duke akuzuar DKA dhe vet Mustafën për ndërhyrje.

Pas shumë kritikave nga ana e Zejnullah Zejnullahut, ka ndërhyrë Qemajl Mustafa duke e quajtur Zejnullahun njeri të papërgjegjshëm.”Turp duhet të vije. Turp për ty e për shoqërinë që të ka vendosur drejtor. Mjerë ky popull çfarë drejtues të shkollave kemi” ka plasur Mustafa.

Por edhe më i revoltuar është paraqitur Zejnullahu.”Zoti kryetar t`i je një njeri i manipuluar, por ta dish se në këtë rast je humbës”.

Kurse Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se Zejnullah Zejnullahu tërë kohën e ka informuar se po ka kërcënime nga individ dhe njerëz të ndryshëm dhe kam kërkuar nga policia që të merret në mbrojtje. Edhe Nevzati tha se nuk qëndrojnë ato që janë thënë në mediet e Prishtinës ./rajonipress/