Uji Dea

Mustafa: Epoka e LDK-së ishte e zymtë, ajo e PDK-së e ndritur për Gjilanin

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kthehuni pak në vitin 2007 dhe kujtojeni lloçin, terrin dhe shumë degradime të tjera, që na ka lënë ky Luta. Por kjo nuk do të ndodh sepse ju nuk do ta lejoni ardhjen e tij në krye të Gjilanit. Dilni dhe lidhini votuesit për veten tuaj dhe mbani aktiv, e më 1 dhjetor t’ia tregojmë se ne e mundim lehtësisht LDK-në.Epoka e LDK-së ishte epokë e zymtë, ndërsa PDK është epoka e ndritur për Gjilanin dhe Kosovën, krahasojini ju vet këto dy epoka dhe bilanci shihet qartë ka thënë Qemajl Mustafa.

Nga tubimi elektoral i nëndegëve të qytetit të pjesës jug-perëndimore, në atmosferën e fitores së madhe të PDK-së, ishin mobilizuar qindra qytetarë të kësaj ane për ta mbështetur PDK-në dhe kryetarin Mustafa në zgjedhjet e 1 dhjetorit, duke i dhënë garancën se në këtë raund do të jemi triumfues ndaj kundërshtarit politik, sepse qeverisja e PDK-së është dëshmi që duhet vazhduar me ndërtimin dhe zhvillimin e Gjilanit.

Me këtë rast deputeti, Zenun Pajaziti, ka thënë se tubimi që sonte po mbahet, është në një ambient jashtëzakonisht modern të ndërtuar nga qeverisja e PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa. Kështu sikur kjo shkollë janë edhe shumë shkolla të tjera, janë shumë investime të tjera që janë bërë gjithandej. Kërkojmë votën tuaj për mbështetjen për qeverisjen edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Kjo garë nuk është vetëm një garë e kryetarin Qemajl Mustafa dhe kundërkandidatit të tij, por është garë e koncepteve diametralisht të kundërta. Ata i kemi larguar nga qeverisja, dhe e bëmë shtetit, e ndërtuam atë, po e zhvillojmë dhe jemi duke punuar shumë që ta integrojmë në familjen evropiane. Andaj nuk ju nuk dëshironi të ktheheni prapa, por sigurisht se do ta votoni prosperimin, pra Qemajl Mustafën dhe ekipin e tij të mrekullueshëm.

Ndërsa, Mehmetali Rexhepi ka thënë se jemi bërë së bashku që t`i japim krahun e konceptit flijues, shtetndërtues dhe prosperues, pra jemi së bashku për ta mbështetur kryetarin Mustafa dhe PDK-në. Profili i kryetarit Mustafa është profil i organizuesit të mirë, i trajtimit të gjithë qytetarëve të Gjilanit pa dallime është koncept i menaxherit të devotshëm. Politikani kundërkandidat i kryetarit Mustafa, njihet si një politikan që ka ndarë tokat e Gjilanit padhembshëm për komunat serbe, njihet poashtu edhe për një seri të gjatë të keqpërdorimeve.

Ndërsa kryetari Mustafa ka thënë se jemi duke punuar me përkushtim dhe qytetarëve vetëm po ua bëjmë me dije se investimet e Komunës së Gjilanit, të qeverisë së Kosovës me kryeministrin Thaçi e të donatorëve janë realizuar dhe po realizohen gjithandej nëpër hapësirën Gjilanase, dhe sot nuk ka lagje ku nuk është investuar. Ai ka premtuar se kështu fuqishëm do të vazhdojmë gjithandej.

Eco Higjiena

Janë investuar miliona euro, në hapësira shkollore, asfaltime të rrugëve, kanalizime, ujësjellës, ndriçm publik etj, dhe tani jemi duke ecur drejt një qyteti metropol, sepse së fundmi e kemi hapur edhe universitetin publik, që Gjilanin e bënë një qytet evropian.

Qytetaria e Gjilanit Lutën dhe partinë e tij e mban mend vetëm për keqpërdorimet marramendëse që i kanë bërë sa ishin në qeverisje për mbi 7 vjet me radhë. Ai fondin e tërmetit e ka keqpërdorur për të fituar zgjedhjet në vitin 2002. Vlerësojeni ju vet moralin e tij politik. Kështu është vazhduar edhe me shumë dështime. Këta realisht nuk janë “dollovergjinj” të ri, këta janë shkollë e “dollovereve”, që ju i njihni shumë mirë.

Ndërtimet përballë palestrës së sporteve, në lagjen dardania, në rrugën Avdullah Presheva, e që janë të pabanuara sot, janë kështu sepse janë ndërtuar pa leje të ndërtimit, janë bërë në kohën e kundërkandidatit tim, dhe janë bërë ndërtime siç thotë populli me marre.

Kthehuni pak në vitin 2007 dhe kujtojeni lloçin, terrin dhe shumë degradime të tjera, që na ka lënë ky Luta. Por kjo nuk do të ndodh sepse ju nuk do ta lejoni ardhjen e tij në krye të Gjilanit. Dilni dhe lidhini votuesit për veten tuaj dhe mbani aktiv, e më 1 dhjetor t’ia tregojmë se ne e mundim lehtësisht LDK-në.

Epoka e LDK-së ishte epokë e zymtë, ndërsa PDK është epoka e ndritur për Gjilanin dhe Kosovën, krahasojini ju vet këto dy epoka dhe bilanci shihet qartë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/