KKGJILAN

Mustafa: Ekonomia është motor i partneritetit mes Gjilanit dhe Nazelisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nazeli (Turqi) – Qemajl Mustafa së bashku me delegacionin e tij nga Gjilani në ditën e dytë të qëndrimit në qytetin nazeli të Turqisë ka vizituar tri kompani të mëdha prodhuese. Mejdi Zymberi dhe Fejzullah Mustafa biznesmen nga Gjilani janë ndarë të kënaqur me përvojën e kompanive turke dhe mundësinë që ato të investojnë në Gjilan.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Nazeli të Turqisë kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa së bashku me delegacionin përcjellës kanë vizituar tri kompani të mëdha prodhuese.

Mustafa që shoqërohej me këtë rast edhe nga dy kompani gjilanase “Mega” nga Mejdi Zymberi dhe “RC Cola” nga Fejzullah Mustafa janë pritur nga drejtuesit e kompanisë “Kral Incir” një kompani që punësonte 1000 punëtor gjatë sezonit e që merrej me përpunimin dhe paketimin e fiqit.

Kjo kompani e treta në Turqi dhe më e madhja në rajon ka treguar për lehtësirat që krijon shteti për bizneset. Mustafa ndërkaq ka folur dhe ka inkurajuar drejtorin e kësaj kompanie Zija Aksut që edhe në Kosovë e në Gjilan të sjellin investimet e tyre.

Mobi Casa

Kjo kompani një sasi të fiqit ndërkaq e sjellë edhe në Kosovë. Delegacioni ka parë nga afër tërë procedurën e paketimit të fiqit.

Ndërsa kompania e dytë që ka vizituar delegacioni ishte firma “Sartel Kabllo” e cila merrej me prodhimin e kabllove të rrymës. Edhe këtu Mejdi Zymberi ka shkëmbyer shumë njohuri që ka Gjilani në këtë drejtim edhe pse me një përvojë të re.

Delegacioni është pritur edhe nga kompania “Sisten” e cila merrej me energji solare. Pas të gjitha këtyre vizitave delegacioni është pritur nga Shoqata e Bizneseve “Nasiad” e cila kishte mbi 200 anëtar. Kryetari i kësaj shoqate Nexhmi Erkan e ka njoftuar Mustafën për tërë aktivitetet dhe ndikimin që ka kjo shoqatë në bizneset vendore dhe ndihmën që ju ofron ajo atyre.

Edhe në këtë takim Qemajl Mustafa ka inkurajuar bizneset që të investojnë në Kosovë pasiqë siç u shpreh Mustafa ,Turqia është shtet dhe partner strategjik shumë i fuqishëm i Kosovës.”Unë shpresoj që ekonomitë e dy vendeve tona e posaçërisht ekonomia e Gjilanit dhe ajo e Nazelisë do të jenë promotor të zhvillimit dhe të ndërtimit të kapaciteteve tona” ka thënë Mustafa./rajonipress/