Fundamenti

Mustafa e Thaçi dështuan, ekipi negociator të rikonfigurohet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arritja dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme në interes të vendit gjatë bisedimeve gati trevjeçare në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast finalja rezultoi me një marrëveshje për Asociacionin e vlerë- suar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sipas njohësve të rrethanave politike, deputetëve dhe analistëve politikë, paraqet nevojën e domosdoshme të llogaridhënies dhe përgjegjësisë, jo vetëm nga ana e dy aktorëve kryesorë, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.

Marrëveshjet e dëmshme në Bruksel, kërkohet përgjegjësi për shkeljet e Kushtetutës

Spahiu: Delegacioni kosovar shkonte me duar në xhepa, serbët – me çantat plot me dokumente

FITORJA

“Është e domosdoshme që jo nga tani, por edhe për kohën e së kaluarës, që nga fillimi i bisedave të ashtuquajtura teknike, e që më vonë dolën politike, duhet të japin përgjegjësi të gjithë ata që ishin pjesë e procesit, jo vetëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Këtu nuk duhet lënë anash gjithë grupin negociator, të cilët pa hezituar fare dhe pa iu dhimbsur Kosova e shkelën dhe e katandisën sovranitetin e këtij shteti”, thotë analisti Ali Hertica

Arritja dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të dëmshme në interes të vendit gjatë bisedimeve gati trevjeçare në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast finalja rezultoi me një marrëveshje për Asociacionin e vlerë- suar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sipas njohësve të rrethanave politike, deputetëve dhe analistëve politikë, paraqet nevojën e domosdoshme të llogaridhënies dhe përgjegjësisë, jo vetëm nga ana e dy aktorëve kryesorë, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçit.

Ata bëjnë përgjegjës tërë ekipin negociator që ka përfaqësuar Kosovën në Bruksel për shkeljet kushtetuese. Sipas njohësve të këtij procesi, në vijimësi të këtyre bisedimeve për këtë vit, Kosovës i duhet një ekip i ri negociator për bisedat me Serbinë, duke rinegociuar një marrëveshje të re për Asociacionin çfarë e mundë- son Kushtetuta e vendit me një grup të ri negociator dhe jo më me ish-grupin, i cili qëllimshëm ka tradhtuar interesat e vendit, duke shkelur Kushtetutën vetëm për të kënaqur orekset shkatërruese të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, që ajo kurrë mos të mund të funksionojë si Republikë e pavarur, ngase Marrëveshja e ka sjellë Serbinë brenda Kosovës, ngase ekipi i deritanishëm ishte vetëm një grup servilësh dhe nënshtrues ndaj Beogradit e ndërkombëtarëve, i padinjitet dhe shkelës recidivist i ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.