ARKATANA

Mustafa: E çuditshme pse valuta “Dardani” bëhet aktuale këto ditë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kosova shumë shpejt pritet që ta ketë valutën e re. “Dardan” është emri i valutës së Kosovës, por mund të ketë edhe ndonjë tjetër, pasi Kosova është duke u bërë gati që ta nxjerr valutën e re.

Njohësi i mirë i ekonomisë, Muhamet Mustafa, thotë për gazetën “Zëri” se, kjo është mjaft seriozë, pasi ka disa përparësi me këtë valutë, por ka edhe rreziqe shumë më të mëdha.

“Kjo është një çështje mjaft serioze, qe do studim dhe diskutim andaj nuk mendoj se është marre ndonjë qëndrim për ketë e as qe duhet ete merret me nguti dhe ne ketë atmosfere te procesit elektoral. Ka disa përparësi nëse Kosova do te kishte valutën e vet , pasi do te mund te bënte një politike te caktuar monetare ne favor te zhvillimit dhe ndikimit ne normën e interesit e cila përben një nga problemet kyçe pasi lartësia e saj paraqet një pengese për një aktivitet me intensiv investitor “, tha Mustafa.

Eco Higjiena

Mustafa thotë se rreziqet që do ta shoqëronin kalimin e në valutën nacionale do të mund të ishin më të mëdha duke shtuar se ato lidhen me daljen jashtë kontrolli e emitimit të parasë që do të inflacionin dhe prodhonte një mosstabilitet makroekonomik shume te dëmshëm për procesit zhvillimore, investuese dhe sociale.

“Kjo do te ndodhte nëse ka një ndikim te politikes ne operacionet e Bankës Qendrore te motivuara ata “Misioni i Ri”. Po me duket pak e çuditshme se si kjo behet aktuale këto dite . Ne jemi mësuar me Euron si valute , jemi duke shkuar kah integrimi ne Bashkësinë Evropiane dhe Euro mbetet perspektiva qe e synojmë. Kalimi ne një valute nacionale tash dhe pas një dekade përsëri ne Euro prodhon shpenzime dhe përpjekje te panevojshme e kosto qe i tejkalojnë përfitimet eventuale e kur kemi parasysh rrisqet qe i përmende tash për tash mendoj se nuk ia vlen. Pastaj një nga përparësitë qe përmendim për investitorët e jashtëm është pikërisht valuta Euro. Me këto argumente qe kam ne dore mendoj se nuk ia vlen , se paku jo me nguti dhe pa një diskutim serioz dhe vlerësim te te mire te kostove dhe përfitimeve. Për këtë nuk kemi dëgjuar asgjë nga bartësit eventual te kësaj iniciative”, thekson Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.