UBT

Mustafa: Do të fitojmë edhe pa balotazh

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së të hënën së bashku me 38 kandidatë për këshilltarët komunal ka bërë prezantimin duke ofruar të gjitha njohurit dhe kontributin e tij dhe të kandidatëve. Mustafa tha se PDK-ja do të fitojë lehtë edhe atë pa balotazh.

Dega e PDK-së në Gjilan të hënën ka bërë prezantimin e kandidatit për kryetar të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe prezantimin e 38 kandidatëve për këshilltar komunal. Izmi Zeka kryetar i PDK-së në Gjilan tha se ky subjekt politikë në kontinuitet ka treguar një kulturë evropiane bashkë me këtë edhe qytetarët e saj raporton rajonipress.

Zeka tha se Qemajl Mustafa do ta ketë mbështetjen e fuqishme të PDK-së dhe jemi të sigurt se me kandidatin tonë PDK do të jetë fituese edhe për katër vitet e ardhshme.

Zeka tha se do ta qeverisim prapë Gjilanin sepse kemi kandidatin shumë të fort dhe kemi këshilltarët autoritativ. ”Asnjëherë PDK s`ka qenë më e fortë” tha Zeka.

Hidromorava

Kurse Qemajl Mustafa kandidatë i PDK-së për kryetar të Gjilanit tha se PDK është e fuqishme dhe bazuar në punët e mira që kemi bërë, në projektet e realizuara dhe bazuar në performancën e mirë që ka treguar PDK në qeverisje, jam i sigurt se as në balotazh nuk do shkojmë.”PDK-ja është formacion ndryshe nga partitë e tjera politike sepse tani ne kemi edhe një pjesë të AKR-së, dhe kemi edhe qytetarët e grupe të shumta që do na mbështesin dhe na votojnë” tha Mustafa.

Mustafa tha se në Gjilan është bërë e punë e madhe dhe kjo është arritur pas një pune të ndershme e profesionale. Në këtë takim ka folur edhe Omer Daku ish kryetar i degës së AKR-së i cili së bashku me Mimoza Shkodrën dhe Arben Dubovën janë bërë pjesë e PDK-së.

Këta janë kandidatët për këshilltar nga radhët e PDK-së : Izmi Zeka , Riad Rashiti Florina Zymberi, Sahit Abazi, Bujar Nevzati, Shukrije Rapuca, Ejup Haziri, Ekrem Kryeziu, Arzie Nuhiu, Tahir Arifi, Ilir Tahiri, Zijavere Sherifi, Shefik Surdulli, Fadil Hajdari, Shpresa Jahiri, Agim Brestovci, Hevzi Xhelili, Mimoza Shkodra Bislimi, Nevzad Halimi, Veli Jahiu, Enkeleda Arifi, Zekri Sefa, Bajram Hasani, Jyksel Sylejmani Gjinolli, Bashkim Shala, Enver Hajrullahu, Leonora Bunjaku, Kudret Rexhepi, Enver Shabani, Miranda Keka, Ramiz Isufi, Refik Hasani, Makfire Hyseni, Kelmend Jashari, Fazli Hajdari, Fatbardha Selmani, Azem Shkodra dhe Hajdar Leka./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.