Mustafa: Do ta mposhtim LDK sepse abuzoj dhe bleu votat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit tha në një konferencë për medie se do ta mposhtin LDK në balotazh sepse ky subjekt politik pos që abuzoj me vota edhe bleu ato. Lutfi Hazirin nuk e duron Gjilani sepse ai vetëm të këqija i ka sjellur këtij qyteti tha Mustafa.

Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka janë paraqitur në një konferencë për medie të mërkurën për të falënderuar qytetarët e Gjilanit dhe votuesit e tyre për një fushatë të qetë e dinjitoze dhe për të sqaruar pozicionin e PDK-së karshi zhvillimeve që pritet të ndodhin ditëve në vijim rreth koalicioneve të mundshme raporton rajonipress.

Qemajl Mustafa tha se ditën e zgjedhjeve ka pasur parregullsi të shumta, meqë rreth 40 kuti janë në karantinë.”Është abuzuar me vota sepse vetëm në shkollën fillore “Selami Hallaqi”kemi kuti diskutabile dhe ka indikacione të qëndrueshme se është abuzuar. Dhe ky marifet i keq ka ndodhur brenda KKZ-së” tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK ishte e përgatitur mirë dhe ka pasur një strukturë të tyre për të blerë votat.”LDK-ja përmes sistemit të saj të sotisfikuar bleu votat dhe hetuesit duhet të merren seriozisht me këtë sistem të hajnisë” tha Mustafa.

Eco Higjiena

Mustafa tha se janë duke punuar vazhdimisht me të gjitha subjektet politike për ta mposhtur LDK në balotazh.”Kemi përafrime me subjektet politike siç janë AAK, Vatra. Me AAK jemi shumë pranë marrëveshjes sepse tani në nivel qendror ka filluar veç së funksionuar marrëveshja PDK – AAK. Me Vetëvendosjen nuk kemi kontakte, por kemi kontakte spontane të aktivistëve të saj”.

Mustafa tha se Koalicioni i madh për Gjilanin do të udhëhiqet nga PDK-ja sepse komuna nuk do t`i lihet në asnjë mënyrë LDK-së.”Lutfi Haziri vetëm të këqija i ka sjellur Gjilanit dhe qytetarëve të saj. Luta asnjë të mirë nuk ia ka sjellur Gjilanit sepse në kohën e tij kanë ikur investitorët dhe ka lulëzuar ndërtimi i egër. Në kohën e tij s`ka pasur as rendë, as rregull e as ligj”.

Mustafa tha e pasi ka dëgjuar për hajninë e madhe të LDK-së që e fryu edhe rezultatin është shumë më i motivuar në balotazh.”Fryrja e votave për Lutfi Hazirin është rezultat i hajnisë. Të mos lejojmë që e keqja e madhe të vijë në Gjilan. Kam inat pozitiv tani në balotazh dhe do të jemi fitues sepse jemi në negociata me të gjithë paritë politik”.

Kurse Izmi Zeka kryetar i degës ë PDK-së tha se Gjilani dhe qytetarët e saj nuk do të lejojnë që të kthehet në pushtet njeriu që e ka shkatërruar këtë qytet.”PDK do të qeverisë edhe katër vite sepse Gjilani nuk duron kthim mbrapa dhe nuk e duron degradimin e as shkatërrimin”./rajonipress/