Fundamenti

Mustafa: Do ta kemi një qeveri më të vogël

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Kryeministri Isa Mustafa ka bërë me dije për “Epokën e re” se është duke pritur propozimet e PDK-së për plotësimin e dy pozitave në Qeveri pas shkuarjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit.

Ai ka thënë se Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj janë zgjidhje e pranueshme për të si kryeministër nëse këta dy emra plotësojnë pozitat në Qeveri. “Presim këto ditë t’i marrim propozimet nga Partia Demokratike e Kosovës. Z. Kuçi ka qenë edhe më parë zëvendëskryeministër, është ministër i Drejtësisë, profesor, një prej juristëve të shquar të vendit tonë dhe pjesëmarrës aktiv i shumë proceseve të shtetndërtimit. Z. Hoxhaj, po ashtu, ka kryer përgjegjësitë e ministrit të Punëve të Jashtme, është deputet i Kuvendit dhe profesor universitar. Gjithsesi janë zgjidhje të pranueshme, por propozimet zyrtare i jep partneri i koalicionit”, ka thënë Mustafa.

Hidromorava

Mustafa ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë, konkretisht rreth deklaratës së Kadri Veselit, se PDK-ja është për një koncept të riformatimit të gjerë. Ai ka theksuar se çdo ndërrim i ministrave duhet ta ketë arsyen e vet. “Çdo ndërrim i ministrave duhet ta ketë arsyen e vet. Në vazhdimësi do të bëhet vlerësimi i performancës se çdo ministri dhe të çdo ministrie dhe varësisht nga kjo mund të bëhen ndryshime. E kemi në agjendë ligjin për Qeverinë. Nëpërmjet tij do t’i definojmë qartë fushëveprimin, madhësinë, bashkërenditjen brenda dikastereve qeveritare dhe ndryshimet të cilat duhet të ndodhin. Vlerësoj se duhet ta kemi një qeveri më të vogël për nga numri dhe të sigurojmë ministri të cilat nuk bëjnë punë të njëjta”, ka deklaruar Muastafa për gazetën “Epoka e re”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.