Mustafa: Do ta bëjmë një analizë të thellë rreth humbjes

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nënkryetari i PDK-së në Gjilan Qemajl Mustafa tha për rajonipress se në takimin e fundit të kryesisë së degës së PDK-së është vendosur që t`i bëhet një analizë e thellë humbjes së PDK-së në Gjilan. Tek pas kësaj analize edhe do të dihet përgjegjësia e secilit tha Mustafa.

PDK-ja në Gjilan edhe pas humbjes në balotazh pretendon të jetë unike dhe e dakorduar në qëndrime e vlerësime. Kështu vlerëson Qemajl Mustafa nënkryetar i PDK-së, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Mustafa për rajonipress tha se në takimin e kryesisë së degës së PDK-së jemi marrë vesh që të mos flasim “prapë e marë” për humbjen e fundit.”Ne kemi vendosur që ta bëjmë një analizë të thellë rreth shkaqeve që sollën humbjen e PDK-së. Jemi dakorduar me qendrën që ekipi që do të përcaktojë shkaqet e humbjes të jetë i përzier dhe ai të jep rekomandime se si do të duhej ë sillej PDK-ja në të ardhmen” tha Mustafa.

Mustafa tha se ky ekip do të jetë unik ashtu siç do të jemi të gjithë unik.”E kam thënë edhe më herët se PDK-ja në Gjilan ka nevojë të bëjë një analizë të thellë të humbjes e tek pas kësaj analize atëherë do të dihet përgjegjësia e secilit” tha Mustafa./rajonipress/