17shkurt

Mustafa: Diaspora shtylla kryesore e zhvillimit të vendit

/ 2 minuta lexim
17shkurt

Gjilan – Në hapje të manifestimit tradicional “Ditët e diasporës”, Qemajl Mustafa ka thënë se komuna po bënë përpjekje që bashkatdhetarët t`i pretë mirë,shërbej mirë dhe përcjellë mirë.

Në platon e teatrit të qytetit është hapur solemnisht manifestimi tradicional “Ditët e diasporës” që organizohet nga Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Diasporës, e që do të zgjasë katër ditë. Hapjen solemne e ka bërë Qemajl Mustafa i cili ka uruar bashkatdhetarët nga të gjitha vendet për një pushim të këndshëm e relaksues.

Mustafa tha se Komuna e Gjilanit po bënë përpjekje që bashkatdhetarët t`i pretë mirë,shërbej mirë dhe t`i përcjellë mirë. Sipas tij bashkatdhetarët janë shumë të vlefshëm dhe për këtë arsye këtë vit është paraparë të ketë shumë ngjarje kulturore,koncerte si dhe panaire të bizneseve që janë ndihmuar nga diaspora.

Mustafa tha se ka një porosi për mërgimtarët, meqë Komuna e Gjilanit ofron shumë mundësi për ata.”Gjatë këtyre ditëve do të shpalosen të gjitha mundësit tona sepse vendlindja është e mirë,por ajo bëhet edhe më e mirë kur zhvillohet Gjilani,atëherë është më e dashur,më e ëmbël sepse ne jemi një dhe të pandashëm”.

ARKATANA

Mustafa tha se diaspora ishte shtylla kryesore themelore për mbështetje në vitet e dhunës 1989,ishte shtylla themelore për investimet në kohën e luftës për liri dhe ishte shtylla kryesore e ndërtimit të shtetit dhe e investimeve brenda saj.

Kreu i Gjilanit ka kërkuar nga mërgimtarët që të investojnë në Gjilan sepse sipas tij është e dhimbshme kur 6300 shtëpi janë të zbrazëta. Mërgata duhet të zhvillohet,edukohet dhe duhet të krijojë biznese të studiuara mirë.

Në panairin e bizneseve merrnin pjesë edhe shumë bashkatdhetar që kanë kontribuar e ndihmuar familje e tyre në Kosovë. Gjithashtu këtë panair e kanë zbukuruar edhe shumë biznese e artizanate vendore. Ndërkaq një ekspozitë të fotografive në këtë panair e hapi edhe Asllan Krasniqi fotograf profesionist në Belgjikë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: