United Hospital

Mustafa dhe Daku në Mbretërinë e Bashkuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Delegacioni nga komuna e Gjilanit në përbërje të kryetarit të komunës Qemajl Mustafa, nënkryetarit të komunës Omer Daku, komandantes regjionale zonja Elmina Mahmuti dhe shefit të drejtorisë së shërbimeve publike Azem Mujku janë duke qëndruar në Komunat në West Sussex të Mbretërisë se Bashkuar.

Omer Daku tha se kjo vizitë është mundësuar nga projekti i EU për binjakëzim në kuadër të MAPL. Gjatë dy ditëve të kaluara janë vizituar Horsham, Arun dhe këshilli i Kontes së West Sussex-it në kuadër të bashkëpunimit në aspektin e sigurisë në komunitet, ku u vërejt se si funksionojnë partneritetet e sigurisë së komunitetit, si mbikëqyret implementimi i strategjisë dhe si organizohet siguria e komunitetit në kuadër të komunës bashkë me ofrimin e disa iniciativave lokale, përdorimi efektiv i inteligjencës lokale, harta e të dhënave, përdorimi i saj dhe qasja e grupit të përbashkët të veprimit, lirimi me kusht dhe mënyra se si i mbështesin kundërvajtësit etj.

Gjatë takimeve, rendësi e veçantë sipas Dakut i është kushtuar edhe prostitucionit, trafikimit njerëzor, dhunës në familje, parandalimit si dhe keqpërdorimit të substancave dhe qeshtjeve rreth saj etj. Ishte mjaft interesant edhe shpalosja dhe diskutimi rreth projektit Street Light tha për rajonipress Omer Daku.

ARKATANA

Ndryshe sipas Dakut të gjitha këto tema, gjatë diskutimeve janë paraqitur edhe me raste dhe shembuj konkret dhe praktikisht.

Grupi nga Gjilani vlerëson shumë lartë organizimin, punën dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe kohore dhe se po shkëmbehen dhe merren përvoja shumë të mira nga kjo vizitë.

Po ashtu, grupi nga Gjilani është mirënjohës dhe falënderues për angazhimin dhe takimin me shumë personalitete të larta të fushave përkatëse./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.