ARKATANA

Mustafa : Depolitizimi i jetës publike, prioritet i imi

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qemajl Mustafa tha për rajonipress se qëllimi i tij ka qenë dhe mbetet përherë depolitizimi i jetës publike (administratës, arsimit e shëndetësisë) e kjo do të thotë trajtimi i barabartë i njeriut të komunës me qëllim të kthimit të besimit të tij te kryetari, qeverisja lokale dhe qeveria e vendit. Ne si LDK mendojmë se Kryetari i komunës më pozitivisht ka luajtur rolin e të qenit në shërbim të të gjithë subjekteve politike në kuvendë komunal pasi edhe ashtu e ka misionin dhe për këtë meriton lëvdata shprehet Arben Mehmeti i LDK-së.

Kreu i Gjilanit i cili mbajti një debat me qytetarë pak më ditë më herët e ku është përgjigjur në interesimet e tyre tha se qeverisja e mirë para së gjithash nënkupton trajtim të barabartë të qytetarëve pavarësisht nga bindjet e tyre politike dhe prejardhjet etnike, racore e fetare. “Njeriu më së shumti irritohet dhe e humbë besimin kur trajtimi i tij është diskriminues dhe fyes. Qëllim imi ka qenë dhe mbetet përherë depolitizimi i jetës publike (administratës, arsimit e shëndetësisë) e kjo do të thotë trajtimi i barabartë i njeriut të komunës me qëllim të kthimit të besimit të tij te kryetari, qeverisja lokale dhe qeveria e vendit” thotë Mustafa.

Qemajl Mustafa thotë se qëllim themelor i politikës është emancipimi i mendimit dhe sjelljes politike. “Politika është njëra nga shkollat më të rëndësishme të popullit krahas shkollës së rregullt publike dhe familjes si shkolla më e fuqishme dhe themelore për formësimin e individit. Detyrë e saj është ndërtimi i qeverisjes së mirë dhe qasjes konstruktive e korrektuese opozitare” shprehet Mustafa.

Mobi Casa

Mustafa tha se e ka çmuar përherë qasjen konstruktive të opozitës roli i së cilës për këto vite ishte tejet domethënës dhe kontribues. “Shoqëria lëviz përpara vetëm me koncenzus gjithëpërfshirës dhe angazhim të sinqertë”.

Ndonëse e ka quajtur debatin e kryetarit si të njëanshëm meqë nuk janë prezantuar të metat dhe anët negative që e ka përshkruar qeverisjen lokale , Arben Mehmeti shef i partisë opozitare më të madhe në Kuvend thotë se ne si LDK mendojmë se Kryetari i komunës më pozitivisht ka luajtur rolin e të qenit në shërbim të të gjithë subjekteve politike në kuvendë komunal pasi edhe ashtu e ka misionin dhe për këtë meriton lëvdata, dhe këtij misioni më tepër i shërben edhe subjektit të vetë politikë PDK-së.

Madje, Mehmeti thotë se Qemajl Mustafa është interes edhe i qytetarëve të komunës që ai ta ketë edhe timonin e degës së PDK-së sepse në këtë mënyrë është më i lirë të ushtrojë pozicionin si kryetar i komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.