Fundamenti

Mustafa dënon vrasjen në Ponesh , familjarët kërkojnë veprime të shpejta hetimore

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, bashkë me kryesuesin e Kuvendit Izmi Zeka dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë vizituar familjen e Adem Byqmetit i vrarë tre ditë më parë. Familjarët ndërkaq kërkojnë veprime hetimore të shpejta ndaj kryesve të vrasjes.

Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka e kanë dënuar vrasjen në Ponesh të Gjilanit. Ata edhe kanë qenë për ngushëllime në familjen e Adem Byqmetit i vrarë tre ditë më parë.

Mustafa e Zeka kanë shprehur keqardhje për rastin, duke e cilësuar këtë akt, pavarësisht shkaqeve, si akt tepër të dëmshëm, sepse ka marrë jetë njeriu.

Duke e dënuar këtë vrasje kryetari Mustafa kërkoi nga organet e rendit dhe të drejtësisë për ndriçimin e rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të vrasjes, ndërsa kërkoi nga familjarët të kenë besim në drejtësi sepse ata gjithsesi do ta thonë fjalën e tyre dhe drejtësia do të ngadhënjej.

Eco Higjiena

Pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë në Ponesh kryetari Mustafa inkurajon komunitetet që të bashkëjetojnë dhe të gjithë të kontribuojnë për tejkalimin e këtyre situatave, sepse Gjilani viteve të fundit ka dëshmuar për tolerancë dhe bashkëjetesë mes komuniteteve.

Ndërkaq familjarët e të vrarit kërkojnë veprime konkrete hetimore ndaj kryesve të vrasjes. Ramiz Byqmeti i plagosur ditën kritike tha për rajonipress se të gjitha karakteristikat e të dyshuarve ua kemi dhënë policisë dhe prokurorisë. “Hetuesit duhet të reagojnë më shpejt dhe unë i bëjë thirrje EULEX-it që të sjellë para drejtësisë vrasësit edhe nëse ata ndodhen në Serbi. EULEX-i po dinë të dërgojë në burgje shqiptarë sa herë që po ka nevojë, edhe tani në këtë rast ajo duhet të kërkojë nga Serbia vrasësit e vëllait tim” tha ai .

Edhe Bajram Byqmeti vëllai tjetër i të vrarit tha se janë të befasuar me deklaratat e policisë se i dyshuari kryesor e ka lëshuar Kosovën dhe ndodhet në Serbi. “Policia ka mundësi të shumta për të kapur të dyshuarit. Ne vërtet jemi familje e varfër dhe nuk kemi mundësi të angazhojmë avokat, por këtë rast do ta qojmë deri në fund” tha Bajrami./rajonipress/