ARKATANA

Mustafa: Autostrada “Arbën Xhaferi”, udhëkryqi më i madh në rajon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në një ceremoni, ku morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, është përuruar segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi”.Autostrada lidh Prishtinën me Shkupin, duke shkurtuar ndjeshëm distancat mes dy kryeqyteteve. Në ceremoni kanë marrë fjalën edhe udhëheqës shtetërorë.

Kryeministri Isa Mustafa është shprehur se “ky është udhëkryqi më i madh në rajon, për të cilin janë bërë punë cilësore, që qeverisë së Kosovës i kanë kushtuar 600 milionë euro”, raporton Tch.

“Investime të tilla do të vazhdojnë edhe në lidhje me Mitrovicën, sikurse do të prekin edhe linjën hekurudhore”, ka thënë Mustafa.

Fundamenti

I pranishëm në këtë ceremoni, kreu i Kuvendit Kadri Veseli është shprehur ndër të tjera se, “Kuvendi do të vazhdojë me përgjegjësitë e veta për qytetarët”. Ndërkohë, ai ka falënderuar ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë, të cilëve “u jemi përjetë mirënjohës për kontributin në ndërtimin e shtetit ligjor dhe ekonomik”.

“Zotohemi se Republika e Kosovës është një investim i përbashkët dhe do të përmbushim të gjitha detyrat tona”.

“Kosova do të jetë sinonim i shtetit ligjor dhe kurrë nuk do të bëhet vatër e krimit të organizuar apo anarkisë”, ka thënë Veseli.
Përveç një njoftimi në Facebook nga zv/kryeministri Thaçi një ditë më parë, askush prej udhëheqësve pjesëmarrës nuk ka dërguar lajmërim se do të merrte pjesë në këtë ceremoni; as zyra për shtyp e kryeministrit të vendit, e cila në përditshmëri lajmëron agjendën e kreut të qeverisë për mediat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.