Mustafa: Ata që po hedhin molotov mbi Qeverinë po i djegin veturat

Kryeministri Isa Mustafa tha se ndryshime në kabinetin qeveritar do të ketë, por se marrëveshja PDK-LDK garanton se ministritë i takojnë secilës parti ashtu siç janë edhe tash.
Në emisionin ‘Monitor” të RTK-së, ai tha se Ministria e Jashtme do t’i takoj PDK-së.
Mustafa foli edhe për ditën e zgjedhjes së Presidentit dhe obligimi ligjor që deputetët kanë për të qëndruar në Kuvend.
Mustafa tha se ata që po hedhin koktej molotovi mbi ndërtesën e Qeverisë janë të njëjtit që po djegin edhe vetura.