Mobi Casa

Mustafa: As Stalini nuk ka përdorur metoda si të Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kreu i LDK’së ka folur për publikimin e videos ku përfshihej djali i tij, duke thënë se metoda të tilla nuk ka përdorur as Stalini.

Në këtë pikë, ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme. I pyetur për koalicion me Vetëvendosjen ai tha se dëshiron të ketë bashkëpunim me të gjithë por se “nuk do të donte të ishte përballë dikujt që ke frikë se mos është me kamera e mikorofonë”.

Mustafa duke folur për bashkëpunimin me partitë politike, tha se kanë bashkëpunime me të gjithë por ai tha nuk ka pasur se pse ta lus askënd që të shkojnë nëpër takime sepse siç tha ai “nuk ka asnjë zor ta bëjë këtë”.

Mustafa: Vetëvendosja për ne është parti shumë e vogël

Mustafa duke iu referuar Vetëvendosjes, tha se është parti shumë e vogël për LDK’në.

Eco Higjiena

“PDK është rivali ynë në këto zgjedhje. Ajo (Vetëvendosje) është parti shumë e vogël për neve. Nuk kemi pse t’i lusim për asgjë”, ka thënë veç tjerash Mustafa.

Mustafa: Misioni i kësaj qeverie është të dal në opozitë

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka komentuar mesazhin e kryeministrit për “misionin e ri”, duke thënë se misioni i vetëm i kësaj qeverie është të dal në opozitë.

“Don ta fillojë një mision të ri sepse konsideron se punët nuk janë kryer mirë. Mendoj se misioni themelor i kësaj qeverie është që të dalë në opozitë”, ka thënë ai në emisionin “Zona B”.