Eko Higjiena

Mustafa: AAK-së i ofruam 5 drejtori, presim përgjigjen?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së tha për rajonipress se oferta e fundit që i është dhënë AAK-së përfshinë 5 drejtori ose 4 drejtori dhe nënkryetarin ose kryesuesin e Kuvendit.

Qemajl Mustafa po bënë përpjekje maksimale për të ofruar rreth vetës partner serioz për të hyrë në balotazh më i përgatitur dhe më i sigurt.

Ai së fundit i ka ofruar një ofertë shumë serioze AAK-së e cila megjithatë vazhdon të mbetet neutrale dhe pa ndonjë përgjigje dhe mundësinë për të hyrë në koalicion me PDK, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se me AAK kanë qen partner plotësisht bashkëpunues dhe tolerant, ashtu siç e kërkon partneriteti i vërtet dhe kështu do të jetë edhe për katër vitet e ardhshme për komunën.”AAK i kemi ofruar 5 drejtori ose 4 drejtori dhe nënkryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit, dhe mundësinë që proporcionalisht me fuqinë politike të japin kuadro për drejtor e zv.dejtor shkollash, menaxher në shëndetësi etj”.

Mustafa tha se qëllimi i PDK-së është që të ofrojë rreth 70% të resurseve politike për partnerët në qeverisje dhe 30% t`i mbajnë për vete.”Pra nga 15 resurse sa ka komuna 13 drejtori dhe dy pozicione të nënkryetarit dhe kryesuesit të KK, 5 i kemi ofruar për AAK, 5 për partitë e vogla, që kanë nga 1ose dy vende në Kuvendin Komunal dhe 5 për PDK. Zgjedhja bëhet me rend dhe sipas madhësisë së subjektit në koalicion” tha Mustafa. /rajonipress/