UBT

Mustafa: AAK mund të jetë pjesë e koalicionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mustafa tha se ridizajnimi për të donë të thotë forcim i koalicionit edhe me vende të reja në Kuvendin Komunal,por jo pakësim i tyre. Lehtë mund të ndodhë që AAK të jetë pjesë e koalicionit në Kuvend tha ai.

Kreu i Komunës Qemajl Mustafa ka paralajmëruar ridizajnim të koalicionit ,derisa janë duke u bërë bisedat rreth drejtorit të ri të kulturës,pas suspendimit të Selver Xhelilit që vinte nga PSD-ja.

Mustafa tha se ridizajnimi për të donë të thotë forcim i koalicionit edhe me vende të reja në Kuvendin Komunal,por jo pakësim i tyre. Lehtë mund të ndodhë që AAK të jetë pjesë e koalicionit në Kuvend tha Mustafa.

Uji Dea

Mustafa tha se nuk ka vakum institucional në drejtorinë e kulturës.”Të gjitha angazhimet i ka marrë zyra e kryetarit, që mos të ketë ngecje në këtë punë” tha ai për rajonipress.

Duke folur për pozitën e drejtorit të kulturës dhe begraundin e tij, Mustafa tha se do të jetë një drejtor i mirë dhe i përgjegjshëm,pavarësisht prejardhjes politike. “Po konsultohemi me PDK dhe PSD sepse nuk e kemi për qëllim prishjen e koalicionit,por ridizajnim do të ketë” tha ai.

Edhe Ismet Hajdini nga PSD-ja tha se kanë biseduar me Qemajl Mustafën dhe i kanë propozuar disa emra që kanë rrjedhur nga kryesia e PSD. “Të hënën besoj që gjithçka do të dihet në këtë relacion” tha Hajdini./rajonipress/