Musmurati: Kryetari i PDK-së në Gjilan dihet këtë javë, në Viti ka “telashe”
Gjilan – Basri Musmurati koordinator për zgjedhje brenda PDK-së tha për rajonipress se kryesia e PDK-së në Gjilan pritet të takohet këtë javë ku edhe zgjidhet kryetari i saj kurse në Viti ende kemi telashe e probleme. Thaçi nuk ka ndërhy e as nuk ka të preferuar për kryetar në Gjilan tha ai.
Pas shumë zvarritjeve e shtyrjeve kryesia e degës së PDK-së në Gjilan pritet të mblidhet këtë javë për të zgjedhur drejtuesin e saj. Kështu ka konfirmuar për rajonipress Basri Musmurati koordinator për zgjedhje brenda PDK-së.
Musmurati tha se në këtë javë do ta zgjedhim kryetarin e PDK-së në Gjilan kurse në Viti ende jemi në proces sepse kemi telashe atje. Musmurati tha se në këtë shtyrje kanë ndikuar takimet e rëndësishme që ka pasur Hashim Thaçi në Bruksel. “Ne edhe tani jemi të interesuar që ta presim kthimin e Thaçit nga Brukseli, kuptohet për ta konsultuar” tha Musmurati.
Musmurati ka mohuar zërat se Thaçi ka të preferuar për kryetar të PDK-së në Gjilan.”Me përgjegjësi të plotë mund të them se Thaçi nuk ka ndërhyrë në asnjë proces të ndonjë dege. Përfolët se Thaçi ka të preferuar në Gjilan janë shpikur nga vet kandidatët dhe pretendentët për postin e të parit në PDK. Gjithçka do të vendos kryesia e PDK-së në Gjilan dhe votat e tyre të cilat do të jenë valide “ tha Musmurati.
Kurse për degën e PDK-së ën Viti , Musmurati tha se atje realisht kemi dy palë kuvende.”Kemi telashe edhe atje edhe pse pas Konventës së PDK-së nuk kemi pasur kohë të merremi me telashet e tyre. Jam i bindur se edhe atje do të rregullohet situata “ tha Musmurati./rajonipress/


