Fundamenti

Musliu : Ta qojmë në vend amanetin e dëshmorëve të UÇPMB-së për liri dhe bashkim

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

St. Gallen- Mysafiri special nga Bujanoci ishte Kryetari i Kuvendit Januz Musliu, ish-drejtor politik i SHP të UÇPMB-së duke ftuar ta qojmë në vend amanetin dëshmorëve tanë për realizimin e aspiratave kombëtare Ai apeloi për një unifikim tw faktorit shqiptar në Ballkan, njofton “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Në Restorantin “KREUZ” në Winkel / St.Gallen, në pranin e qindra bashkatdhetarëve, kryesisht nga Lugina e Preshevës, u mbajt një Akademia Përkujtimore, kushtuar 29 dëshmorëve të UÇPMB-së. Merrnin pjesë familjar të dëshmorëve, personalitetet të shquara nga vendi dhe diaspora si dhe bashkatdhetar nga të gjitha viset shqiptare. Kishte të pranishëm të shumtë nga Kosova, Tetova, por në masë të madhe ishin bashkatdhetarët tanë të kësaj treve,

Nga Presheva kishte ardhur z.Januz Musliu, kurse nga Medvegja prof. Rexhep Abazi, pastaj nga Belgjika ishin: Mehmedali Ahmeti e Sadat Nuhiu…

Në manifestim ishin edhe veprimtarët e njohur të Luginës së Preshevës: Zenel Neziri, Fazli Musliu, Shaip Bajrami, Murat Avdiu e shumë të tjerë si dhe veprimtarët tjerë Riza Demaj, Ing. Ahmet Hasani, Agush Buja, Zeqir Sadrija, Gjokë M. Gjoka, si dhe intelektualët e njohur, politikologu Llukman Halili e Dashnim Hebibi, e shumë e shumë të tjerë.

Kryetari i Akademisë Zenel Neziri, hapi këtë akademi në të cilën tha se bashkatdhetarët e kësaj treve tashmë tradicionalisht po i përkujtojnë dëshmorët e vet, të cilët u flijuan për të mirën e zonës dhe për të pasur shqiptaret e Luginës një perspektiv më të mirë.
Në Akademi u apelua që faktori politik i Luginës të jetë më unik në qëndrime dhe veprime karshi rrethanave që u imponohen, sikurse që u apelua edhe nga të pranishmit për një solidaritet dhe përkrahje më të madhe të shoqatës dhe bashkatdhetarëve tanë në Atdhe, me theks të veçantë u tha për familjet e dëshmorëve.

Fazli Musli, foli në emër të Shoqatës “Lugina e Preshevës” i cili kryesisht u përqendrua në aktivitetin e kësaj shoqate ku rrumbullakësoi veprimtarinë e gjithanshme të shoqatës në fjalë, veprimtari kjo që kryesisht është orientuar në ndihmë të familjeve të dëshmorëve dhe Luginës së Preshevës në përgjithësi, duke mos harruar t’i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që kanë ndihmuar dhe janë solidarizuar me veprimtaritë e shumanshme të shoqatës.

FITORJA

Në fjalën e tij përpara bashkatdhetarëve Jonuz Musliu, kryetar i UÇPMB-së, jo rastësisht tha se jam në St. Gallen, qytet ky i cili është bërë vatër e këtyre akademive. Ky manifestim që po mbahet sot përkon me javën e dëshmorëve që mbahet në vendlindje ku të gjithë dëshmorët janë të të gjitha trevave etnike. Kjo ditë që na bashkon neve është një ditë që i bashkon idealet tona për Bashkimin Kombëtar, këtë rrugë që na trasoi Komandanti Legjendar Adem Jashari ne duhet ta sendërtojmë u shpreh ai.

Vitet janë të gjata, por ideali jonë për ti realizuar aspiratat tona nuk do të plaket kurrë sepse rruga jonë është rruga e Bashkimit Kombëtar për të cilën ne po punojmë, se për këtë gjë kanë luftuar edhe dëshmorët, madje edhe janë flijuar për këtë ideal.

Musafiri special nga Bujanoci ishte Kryetari i Kuvendit z. Januz Musliu, ish-drejtor politik i SHP të UCPMB-së u ndal edhe në gjendjen e tanishme në Luginë ku tha se populli shqiptar i kësaj treve është më i diskriminuara në tërë hapësirën ballkanike, gjë që bëri thirrje tek Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës që ta shtojnë angazhimin e tyre politik e diplomatik për të ndikuar tek faktori Ndërkombëtar në mënyrë që gjendja e shqiptarëve të përmirësohet karshi marrëveshjes së Konçulit. Në fund të diskutimit të tij z. Januz Musliu, duke ftuar ta qojmë në vend amanetin dëshmor¨ve tanë për realizimin aspiratave kombëtare, ai apeloi për një unifikimin e faktorit shqiptar në Ballkan, raporton korrespondenti i “Presheva Jonë” nga St.Galeni.

Mjaftë mirë u prit diskutimi i prof. Rexhep Abazit i cili kishte ardhur nga Medvegja. Ju këtu mbani tubime të lira por ne në Medvegj këto tubime i kemi vetëm ëndërr, pasi siç tha ai ajo trevë kontrollohet shumë dhe vazhdimisht po zbrazet nga shqiptarët. Do theksuar se fjalimi i tij ishte mjaftë emocionues dhe u mirëprit nga të pranishmit.

Po ashtu fjalën e mori edhe luftëtari i dy luftërave të UÇK-së në Kosovë dhe të UÇPMB-së z. Sadat Nuhiu i cili kishte ardhur enkas nga Belgjika vetëm për këtë akademi. Kurse në emër të familjarëve të dëshmorëve të pranishmit i falënderoi dhe përshëndeti Hikmete Ukshini, e bija e dëshmorit Shaban Ukshini.

Këngë për dëshmorët interpretoi rapsodi Hekuran Rexhepi bashkë me djalin dhe vajzën e tij e më pas me disa interpretime u paraqit edhe këngëtarja nga Gjilani Adelina Pireva, e ndërmjet diskutime ka pasur mjaftë recitime e interpretime nga fëmijë e shumtë, të cilët me mjaftë emocione kanë recituar poezi kushtuar dëshmorëve. Nga organizatorët me mirënjohje u nderuan: z. Januz Musliu, prof. Rexhep Abazi dhe Sadat Nuhiu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.