Mobicasa

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

/ 1 minutë lexim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës, duke thënë se 44 ditë pas dënimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shteti ende nuk ka një plan konkret për mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së luftës së UÇK-së.

Përmes një reagimi, Musliu-Shoshi ka theksuar se institucionet nuk kanë hartuar as strategji, as platformë dhe as buxhet për këtë çështje.

Ajo ka vlerësuar se historia e UÇK-së nuk mund të mbrohet vetëm përmes deklaratave patriotike apo grupeve të punës, por kërkon veprime konkrete institucionale, diplomaci dhe planifikim financiar.

Ecohigjiena

“Historia e UÇK-së nuk mbrohet me deklarata patriotike, as me grupe pune në letër! Mbrohet me veprime, me diplomaci, me strategji dhe me buxhet!”, ka shkruar ajo.

Musliu-Shoshi ka kritikuar atë që e ka cilësuar si braktisje institucionale të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke thënë se çdo ditë e kaluar pa veprime konkrete e thellon këtë gjendje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.