UBT

Musliu: Nuk ka pazar me gjakun e dëshmorëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu ka thënë se nuk ka pazar me gjakun e dëshmorëve.

“Lapidarin nuk e mbron vetëm ai që e ka vendosur, por i gjithë populli, partitë politike, institucionet lokale si dhe e drejta politike dhe historike e dëshmorëve të kombit, të cilët flijuan për të mirën tonë” ka thënë Musliu për preshevajonë.

Uji Dea

Musliu ka thënë po ashtu se çështja e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, është politizuar skajshmërisht.

Sipas tij, aferën për monumentin e lirisë e sajuan zyrtarët dhe mediat serbe nga Beogradi, të cilët me çdo kusht po mundohen t’i kthejnë në Luginë incidentet e dikurshme, për ta zhvendosur problemin e veriut të Kosovës në këtë rajon./rajonipress/