Musliu: Nuk ka forcë e cila ndryshonë simbolin kombëtarë, as KNSH
Deklaratat e kryetarit të Truput koordinues se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk do të mund ta përdorin simbolin kombëtarë dhe në vend të tij të përfaqësohen me një simbol tjetër të pakicës, ka hasur në reagime të shumta të spektrit politik shqiptarë. Deklaratat e Stankoviçit, nuk janë mirëpritur as nga popullata.
Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, në një deklaratë dhënë BujanociNet, flamurin kombëtarë e ka vlerësuar si simbol i cili nuk është i zëvendësueshëm me asnjë tjetër dhe kështu do të mbetet. “Nuk ka forcë e cila do të mund ta ndryshojë simbolin tonë kombëtarë, me ngjyrat e këtij simboli kemi luftuar dhe ato ngjyra simbolizojnë bashkimin e trojeve shqiptare” ka thënë Musliu, për BujanociNet.
Në pyetjen se, a do ta pranojnë një simbol të pakicave nëse atë e përpilon KNSH, që është përfolur kohë më parë, Musliu ka deklaruar se, “Nuk do të pranojmë asnjë flamur tjetër përpos flamurit kombëtarë, as flamurin të cilin po flitet se do ta krijojë KNSH, ne kemi një simbolë dhe me të do të përfaqësohemi” ka thënë lideri i LPD-së. Ndryshimin e simbolit kombëtarë e kanë kundërshtuar edhe popullata, sipas tyre shqiptarët kanë një Flamurë dhe ai Flamurë nuk duhet ndryshuar kudo që jetojnë shqiptarët. Liderët politik shqiptarë të Luginës, si pasojë e mos realizimit të kërkesave të tyre, njëra ndër to edhe përdorimi i simbolit kombëtarë i kanë ndërprerë edhe bisedimet me Beogradin zyrtarë, aktualisht këto bisedime janë ngrirë edhe përkundër faktit se Qeveria e Sërbisë, në disa raste ka kërkuar që bisedimet të vazhdojnë dhe se të drejtat e pakicave në Sërbi, sipas tyre do të zhgjidhen konform, Kushtetutës së Sërbisë, ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare./BujanociNet/


